Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printime me format të madh > LFP Warranty

Kontrolle për cilësinë e imazhit & Kodet e defekteve

E rëndësishme: Ju lutemi sigurohuni që keni shkarkuar Firmware v1.30 më të fundit përpara se të bëni kontrollet dhe rregullimet që kanë të bëjnë me kokat e printimit.  Klikoni këtu për të vizituar qendrën e shkarkimit të programeve.

Në vartësi të çështjeve që kanë të bëjnë me cilësinë, udhëzimet e përshkruara në këtë pjesë janë krijuar për të përmirësuar dhe maksimalizuar punën e kokave për formatet e mëdha të printimit PF-03.

Gjatë jetë-gjatësisë së kokës së printerit, mund të dalin probleme me cilësinë e imazhit të cilat mund të jenë të lidhura me mënyrën se si punon pipthi. Më poshtë janë disa pika që duhet të konsideroni kur cilësia ndikohet nga puna e kokës së printimit:

•Kontroll për cilësinë e printimit.
•Përmirësim i cilësisë së printimit.
•Kontroll i pipthit për bllokime nga boja.
•Pastrim i kokës së printimit
•Kalibrim i kokës së printimit me ngjyra
•Ndekja e procedurën së saktë për të zëvendësuar kokën e printimit

Kontrollimi cilësisë së printimit

Nëse cilësia e printimit është e zbehtë, me breza ose me ngjyra të pa balancuara seria ImagePROGRAF IPF është e pajisur me një “rregullues për përdoruesin” për të mirëmbajtur punën e kokave të printimit.

Këto kontrolle përfshijnë:
•Faqen e testimit për kontrollit në mënyrë që të ndihmohet identifikimi i bllokimit
•Funksionet e pastrimit të kokave për të mirëmbajtur punën e kokave të printimit
•Centrimin e kokave të printimit
•Rregullimin automatik të lartësisë së kokave

Rregullime të kalibrimit të ngjyrave për të optimizuar printime konsistente. (Ky rregullim mund të bëhet vetëm për seritë IPF 5100 / IPF 6100 dhe modelet e ardhme. Ju lutemi sigurohuni që të gjitha kontrollet dhe rregullimet të jenë bërë në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.  Për më shumë të dhëna se si të mirëmbani kokat e printimit, ju lutemi lexoni Manualin e përdoruesit për printerin tuaj.

Nëse problemet mbi cilësinë që kanë të bëjnë me kokat e printimit vazhdojnë. ju mund të keni të drejtën ti zëvendësoni sipas Kushteve dhe Konditave të garancisë së kokës së printimit.  Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni këtu për formularin për të kërkuar garancinë për kokat e printimit PF-03.

Kodet e defekteve:

•Nëse printeri shfaq kode defektesh që kanë të bëjnë me kokën e printimit më poshtë ka disa kontrolle që duhet të bëni:
•Fikeni dhe ndizeni përsëri pajisjen
•Nëse pajisja ndizet sipas statusit  ‘Në linjë’, printoni statusin dhe mbajeni për procesin e validimit
•Kontrolloni faqen e kontrollit të pipthave për të identifikuar bllokimin
•Funksionet e pastrimit të kokave për të mirëmbajtur performancën e printimit.
•Centrim automatik i kokave
•Rregullim automatik i lartësisë të kokave.
•Rregullime të kalibrimit të ngjyrave për të optimizuar printime të njëtrajtshme. (Këto rregullime mund të bëhen vetëm për serinë IPF 5100 / IPF 6100 dhe modelet e ardhshme).

Ju lutemi sigurohuni që të gjitha kontrollet dhe rregullimet të jenë bërë në përputhje me udhëzimet e prodhuesit. Për më shumë të dhëna se si t'i mirëmbani kokat e printimit, ju lutemi lexoni Manualin e përdoruesit për printerin tuaj.

Nëse kodet e defekteve nuk largohen dhe zëvendësimi i kokave nuk e ndreq problemin ju mund të keni të drejtën ti zëvendësoni sipas Kushteve dhe Konditave të garancisë së kokave të printimit. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni këtu për formularin për të kërkuar garancinë për kokat e printimit PF-03.

 Printoje këtë faqe 

  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit