spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Prodhim digital me ngjyra > imagePRESS C7010VP spacer image spacer image
spacer image

Canon imagePRESS C7010VP
Prodhim digital me ngjyra

imagePRESS C7010VP

ImagePRESS C7010VP ofron kredenciale të jashtëzakonshme prodhimi me cilësi imazhi që duket dhe ndihet si ofset, duke shënuar evoluim të mundësive të prodhimit ashtu si edhe të fitimit.

Karakteristikat

  • Cilësi e imazhit që duket dhe ndihet si printim ofset.
  • Teknologji novatore
  • Printim me përpikëri me rezultate konsistente
  • Prodhimtari maksimale në materiale deri në 325 gsm
  • Shpejtësi deri në 71 ipm
  • Qëndrueshmëria e lartë zmadhon përfitimin
  • Përfundim fleksibil
Informacione të mëtejshme

Duke u bazuar në reputacionin e pabesueshëm të pararendësit të tij, imagePRESS C7010VP është një shtypshkronjë digitale me ngjyra që ofron cilësi imazhi dhe që duket e ndihet si prodhim ofset.
Me cilësi printimi akoma më të lartë, aftësi të jashtëzakonshme përfundimi dhe një kapacitet të rëndësishëm prodhues, ajo shënon evoluim të mundësive të prodhimit ashtu si edhe të fitimit.

Cilësi akoma më e lartë
Harmonizimi i shumë risive teknologjike ka krijuar standardin e cilësisë që është imagePRESS. Për shembull, Toneri V i Canon-it me madhësinë e tij tepër të imët të grimcave dhe karakteristikat pa lubrifikant të bashkimit kombinohen me teknologji të përmirësuara të kontrollit të imazhit që ofrojnë optimizim të shkëlqimit për të dhënë një lustrim mahnitës mbi të gjithë materialet.

Ngjyra e parashikueshme dhe konsistente garantohet virtualisht për të gjithë madhësitë e proceseve falë sistemit të përparuar të Canon-it për kontrollin e imazhit (ARCDAT) dhe teknologjisë sonë të re të stabilizimit të dendësisë së tonerit.

Prodhimtari dhe shpejtësi të jashtëzakonshme
Shpejtësitë e prodhimit kapin 71 ipm edhe kur përdoret material i veshur deri në 325 gsm. Mundëson furnizim maksimal materiali prej 10 000 fletësh deri nga 8 burime të ndryshme. Përdorimi i tonerit V të Canon-it mundëson 8 orë kohë prodhimi të pandërprerë.

Disponohen një radhë veçorish kohëkursyese brenda linjës së punës si p.sh. lidhja e përsosur. Dhe tani, falë aftësive për materiale të përmasave më të mëdha dhe prodhimtarisë së përmirësuar mbi aplikime printimi me anë të përziera, si raporte, manuale dhe broshura, përfunduesi i ri me astar bën të mundur që ofertave tuaja për printim t'i shtohen dhe aplikime të llojit "Pitch Books".

Printim me përpikëri të lartë
Teknologjia inteligjente e regjistrimit (IRT) e Canon-it siguron përpikëri të jashtëzakonshme regjistrimi para-mbrapa dhe anë për anë. Teknologjia e përparuar e zbutjes (AST) rrit cilësinë e printimit aty ku kombinohet teksti me grafikë të ndërlikuar. Dhe një sistem efikas rezolucioni kryen rregullime inteligjente të imazhit bazuar mbi mënyrën se si shihen printimet me sy të lirë.

Sistemi i përparuar i furnizimit i ndihmuar me ajër siguron nivele të larta qëndrueshmërie me një sistem të ri diktimi ultrazanor me furnizim të dyfishtë që zbulon ushqimet e shumëfishta dhe i korrigjon ato pa ndërprerë funksionimin.

Kontroll i fuqishëm i rrjedhës së punës
Disponohen një numër mundësish të fuqishme serverash për operimin e imagePRESS C7010VP tuaj. Ato janë në gjendje të përballojnë punët më të ndërlikuara, qofshin të dhënat statike apo të ndryshueshme, me një lehtësi të përkryer. Raportimi i hollësishëm i para dhe pas kontrollit u jep përdoruesve besimin më të madh të mundshëm.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Downloads
Broshura
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image