Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Prodhim dixhital me ngjyra > FOGRA

Printimi i vleftësimit ISO FOGRA

Për herë të parë ndonjëherë, sistemet e printimit me famë imagePRESS të Canon ju lejojnë që të nxirrni performancë ngjyre të saktë, të përsëritshme dhe të matshme të akredituar nga një standard global, ISO/CD 12647-7 : 2009 Printimi i vërtetimit.

Lavërdi kryesore

• Krijoni dhëshmi vërtetuese dixhitale në një standard global
• Performancë ngjyre e saktë, e përsëritshme, e matshme
• Kriteret e printimit të vërtetimit ISO 12647-7
• Nxirrni cilësi me konfidencë
• Dëshmi e shpejtë me kosto të efektshme
• Mbajini klientët dhe tërhiqni të rinj

Dëshmi dixhitale me ngjyra të qëndrueshme me një standard global
Jep dëshmi korrekte me ngjyrë të qëndrueshme që më parë ishte një proces i kushtueshëm, që harxhonte shumë kohë. Për herë të parë ndonjëherë, sistemet e printimit me famë imagePRESS të Canon ju lejojnë që të nxirrni performancë ngjyre të saktë, të përsëritshme dhe të matshme të akredituar në një standard të njohur globalisht.

FOGRA paraqesin një zë kryesues të pavarur në krijimin e standardeve të njohura ndërkombëtarisht. Duke punuar në emër të ISO, ata kanë zhvilluar dhe prezantuar standardin e ri global për Printim vleftësimi me pajisjet dixhitale, ISO 12647-7.

Implementimi i ISO 12647-7
Nëse tashmë jeni duke përdorur teknologjinë imagePRESS, prezantimi i kësaj mundësie të rëndësishme në biznesin tuaj është relativisht i drejtpërdrejtë, me ndihmën e grupeve të shërbimit të Canon. Jo vetëm që janë ekspertë në fushën e tyre, ata janë plotësisht të akredituar për FOGRA. Kjo do të thotë që ata mund të punojnë së bashku me grupin tuaj, të sigurojnë të gjithë ekspertizën e nevojshme, teknologjinë, këshilla për përmirësimin e procesit dhe udhëzime që ju nevojiten për të arritur akreditimin e lakmuar ISO 12647-7. Sapo të krijohet, mirëmbajtja e vazhdueshme e sistemit tuaj dixhital të printimit dëshmues, mund të trajtohet nga një nga operatorët tuaj të trajnuar, të cilët mund të marrin në telefon ndihmën tonë kur kërkohet.

Me sistemet imagePRESS të Canon dhe akreditimin ISO ju mund të diferenconi biznesin tuaj:
Cilësi e lartë me konfidencë
– Krijoni printime dëshmi të sakta ngjyrash sipas kërkesës për çdo shtypje dixhitale ose me zhvendosje. Klientët tuaj do të miratojnë përmbajtjen me konfidencë absolute dhe gjithashtu do të sigurohen që cilësia dhe qëndrueshmëria e ngjyrës të jetë po aq e saktë sa dalja përfundimtare e printuar, sa të jetë e mundur të arrihet.

E shpejtë dhe mjaft e efektshme – Ndryshe nga alternativat, ka kohë minimale në përgatitje ose kosto të përfshirë në proces, me çdo dëshmi dixhitale vetëm një porosi me klikim nga larg. Kjo do të thotë gjenerim më i shpejtë i dëshmisë, pranim më i shpejtë dhe një marzh më i lartë fitimi në çdo projekt.

Zgjeroni bazën tuaj të klientëve – Ofroni printim dhe dëshmi dixhitale sipas kërkesës për një grup të ri klientësh me konfidencë.

Theksoni kredencialet tuaja – Klientët do t'ju zgjedhin si furnitorin dhe partnerin e tyre, të vetëdishëm që ata po merren me një organizatë profesionale që ka investuar në standardin global dhe që është e angazhuar për rritjen afatgjatë.


 

 

 Printoje këtë faqe 

Downloads
FOGRA Brochure [PDF, 442 KB]
FOGRA Accredited Products
imagePRESS C1+
imagePRESS C6000
imagePRESS C7000VP
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit