Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Kontrollorë të ngjyrës dhe RIP-s > imagePRESS Server J200

Canon imagePRESS Server J200

imagePRESS Server J200

imagePRESS Server J200 është një kontrollues i jashtëm në krye të serisë që jep fuqi, rendiment dhe shpejtësi optimale në mjedise dhe ne fund të prodhimit të sofistikuar.

Karakteristikat

  • Server në krye të serisë për imagePRESS B&W
  • Prodhim dhe kontroll i fuqishëm i përdoruesit
  • Drejtuar nga EFI Command Workstation
  • Përfshin Kompozimi EFI dhe Imponimi EFI
  • Karakteristika të sofistikuara të sigurisë
Informacione të Mëtejshme

imagePRESS Server J200 është një kontrollues i jashtëm në krye të serisë që jep fuqi, rendiment dhe shpejtësi në mjedise të prodhimit duke përdorur pajisje bardhë-e-zi të imagePRESS të Canon.
Eshtë i krijuar për printera tregtarë, printime me pagesë në dyqane dhe CRD-të që kërkojnë nivelet më të lartë të cilësisë të prodhimit, përpunimin më me rendiment, plus një komplet të plotë të shërbimeve për të ndihmuar kontrollin e përdoruesit.

Rendiment i lartë me automatizimin e fuqishëm të rrjedhëve të punës
Një përpunues i fuqishëm Intel Core 2 Duo siguron se të gjitha nevojat e prodhimit të printimit trajtohen shpejt dhe lejon përpunimin e dyfishtë ultra të shpejtë. Plus një shumëllojshmëri të veglave të thjeshta për t'u përdorur për dërgimin e punes dhe automatizimin e rrjedhës së punës ndihmojnë në uljet e kostove, zvogëlimin e gabimeve dhe minimizojnë nevojën për personel shtesë të prodhimit.

Efi Command Workstation® funksionon në qendër të rrjedhës tuaj të punës të prodhimit dixhital, duke ofruar aftësi të jashtëzakonshme që gjithshka të funksionojë në nivelin optimal të tij. Për shembull, një karakteristikë Pezullo nëse është Përshtatje e gabuar, njofton përdoruesit nëse shtypja përmban një mjet të komunikimit të ndryshëm nga ai që është krijuar në punën e programuar të printimit. Hot folders janë përfshirë gjithashtu që lejojnë që punët tuaja të tërhiqen dhe të lëshohen nga desktop për grumbullimin automatik të dokumentit.

Kompozim dhe Imponimi i Sofistikuar
imagePRESS Server J200 është i pajisur me softuerin e mirënjohur të Kompozimit të EFI-të, i cili siguron një mjedis të përparuar të shikimit paraprak dhe redaktimit. Sfera e gjërë e tij e veglave të kompozimit të sofistikuar të dokumentit dhe ndërfaqja e përparuar WYSIWYG e përdoruesit përmirëson verifikimin e dokumentit, përshpejton kompozimin dhe u lejon përdoruesve me më pak përvojë që të kryejnë funksione të ndërlikuara të dokumentit. Imponimi EFI sigurohet gjithashtu për të ndihmuar në procesimin e imponimit të dokumentit.

I padëmshëm dhe i sigurtë
Një komplet i karakteristikave të sigurisë që është në përputhje me standartet e industrisë ndihmon për të siguruar që informacioni konfidencial të qëndrojë i tillë.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Drajvers
Broshura
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit