Krijuar për përdorim me imagePRESS C7000VP / C6000VP / C6000 të Canon, ky server jep gjithshka, nga ngjyra e sofistikuar dhe administrimi i rrjedhës së punës tek grumbullimi i fuqishëm i dokumentit.
Cilësia e kontrollit të ngjyrës Një komplet i veglave për administrimin e ngjyrës, provat dhe kontrollin e cilësisë sigurojnë rezultatet më të mirë me motorrët tuaj të prodhimit të ngjyrës. Paketa e Arteve Grafikë e përfshirë ndihmon përdoruesit në dhënien e ngjyrës së qëndrueshme dhe të parashikueshme, duke lejuar kursimin e kohës dhe krijimin e provave të sakta. Mjedise shtesë lejojnë riprodhimin e saktë të ngjyrave PANTONE®, plus funksionet e kapjes automatike për kontroll të kapjes dhe rregjistrimit.
Sistemi ColorWise® i administrimit të ngjyrës gjithashtu i integruar për kontrollin maksimal dhe saktësi në të gjitha platformat, përdorimet dhe llojet e mjeteve të komunikimit.
Produktivitet maksimal Ndërtuar për rrjedhë pune të ngarkuara, imagePRESS Server A2100 përfshin një komplet të plotë dhe të gatshëm të veglave të administrimit të punës, për të lejuar që përdoruesit të përpunojnë me shpejtësi dhe saktësi edhe detyrat më të ndërlikuara. Një karakteristikë e fuqishme e krijuesit të broshurës gjithashtu është gati për prodhimin e shpejtë të broshurave profesionale me qepje me mbështjellje.
Vegla e Imponimit ndihmon në imponimin e punëve statike dhe të Ndryshuedhme të Printimit të të Dhënave. Rrjedhët e punës VDP janë të mundësuara falë një kompleti të përgjithshëm të mjeteve që integrohen me të gjitha gjuhet kryesuese-industriale.
Një ndërfaqje e thjeshtë siguron një shikim në kohë reale të statusit të prodhimit të printimit, duke ndihmuar në shpejtimin e prodhimit dhe zvogëlimin e gabimeve.
I padëmshëm dhe i sigurtë Një komplet i karakteristikave të sigurisë që është në përputhje me standartet e industrisë ndihmon për të siguruar që informacioni konfidencial të qëndrojë i tillë.
|