Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Prodhim bardh & zi > imageRUNNER ADVANCE 8105

Canon imageRUNNER ADVANCE 8105
Prodhim bardh & zi

I ndërtuar që të permbushë afatet më të forta dhe duke ofruar aftësi përfundimi të shkëlqyera, imageRUNNER ADVANCE 8105 i përgjegjshëm për mjedisin integrohet në mënyrë të përkryer në rrjedhën tuaj të punës.

Karakteristikat

  • Printim produktiv bardhë e zi deri në 105 ppm
  • Ekran me prekje intuitiv me ngjyra
  • Mundësi të shkëlqyera përfundimi
  • Cilësi të jashtëzakonshme skanimi
  • Maks. i madh kapaciteti i letrës
  • Integrim i fuqishëm i rrjedhës së punës
  • Kredenciale mjedisi origjinale
Informacione të mëtejshme

Ekspertiza dhe trashëgimia jonë në printimin profesional na ka mundësuar ne që të krijojmë pajisjen më të avancuar teknologjikisht të Prodhimit Mono deri më sot.
Pjesë e një Serie të avancuar që kombinon integrimin e fuqishëm të rrjedhës të punës, përfundim i shkëlqyer dhe përdorueshmëri shumë të mirë, imageRUNNER ADVANCE 8105 jep rezultate briliante dhe një kthim të shpejtë në investim.

Performancë e fuqishme
8105 është projektuar për produktivitet maksimal në mjediset e prodhimit më kërkuese. Shpejtësi të mëdha printimi deri në 105 ppm bardhë e zi, një mbajtje e madhe letre dhe aftësia për të futur tonerin gjatë punës ndihmojnë në printimin e sigurt me ndërhyrje minimale.

I gjithanshëm
Konfiguroni 8105 që të përshtatet me nevojat specifike të mjedisit tuaj - qoftë të kufizuara nga hapësira, buxheti ose mundësitë e përfundimit.

Aftësitë fleksible të trajtimit të mediave ju mundësojnë të zgjidhni nga burime të shumta letre dhe të përdorni media të mëdha deri në 256 gsm. Dhe me shpimi profesional palosjen (palosje-Z, e brendshme-C, e jashtme-C, paralele dyshe dhe palosje qendrore), futje dhe përfundim me ngarkim me prerje të disponueshme në linjëka shumë zgjedhje për t'jua ofruar klientëve tuaj.

Një RIP opsional bazuar në Fiery do të thotë që 8105 mund të përshtatet thjesht në rrjedhën tuaj ekzistuese të punës dhe është i thjeshtë të lidhet me pajisje të tjera. Në mënyrë alternative, ju mund të merrni një kontroller Canon, që ofron performancë të madhe dhe mbështetje për Genuine Adobe PostScript 3 dhe PCL 5e/6.

I thjeshtë për t'u përdorur dhe personalizuar
8105 ka një ekran me ngjyra me prekje me regiam të lartë 10,4 inç SVGA me ikona të thjeshta për përdoruesin duke e bërë përdorimin shumë të thjeshtë. Përdoruesit mund të personalizojnë panelin dhe madje të konfigurojnë detyrat që kryhen zakonisht si rrjedhje pune “me një prekje” te Menyja e shpejtë.

Cilësi mbresëlënëse
Një toner i zhvilluar së fundi jep rezultate të shkëlqyera me tekst / riprodhim pikash të shkëlqyera dhe densitet të saktë me gjysmë ton. Përpunimi i imazhit është përmirësuar gjithashtu duke segmentuar lloje të ndryshme të dhënash dhe duke i përpunuar ato përkatësisht.

Kredenciale mjedisi të forta
E gjithë seria e imageRUNNER ADVANCE përmbush standardet më të forta të mjedisit si Energy Star. Seria imageRUNNER ADVANCE 8000 gjithashtu ka normën më të vogël të TEC (Total Energy Consumption) në kategorinë e saj.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Softuera & Drivera
Broshura
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit