Printim prodhimtar me cilësi të lartë C2030i ofron standard të lartë të cilësisë së printimit dhe qoftë për printime me ngjyra, qoftë për bardhezi, mund të nxjerrë 30 faqe në minutë. Kjo cilësi printimi mbështetet dhe nga Genuine Adobe® PostScript 3 (fakultativ). Një gamë e gjerë materialesh printimi dhe opsionesh kompakte të përfundimit të tyre sigurojnë mënyra të pafundme me të cilat mund ta përmirësoni komunkimin tuaj.
I thjeshtë në përdorim dhe i personalizueshëm C2030i vjen me ekran VGA me prekje 5,7 inç, me rezolucion të lartë, ndërveprues, me ngjyra të plota dhe me ikona të lehta për përdoruesin që i bëjnë veprimet më të thjeshta se kurrë. Përdoruesit mund të rregullojnë numrin e butonave në ekran dhe madje dhe sfondin e ekranit, me një zgjedhje deri në 8 sfonde për t'iu përshtatur çdo mjedisi zyre. Detyrat e ndërlikuara ose të shpeshta mund të transformohen në thjeshtësinë e një butoni me prekje duke konfiguruar rrjedha personale pune.
Bashkëpunim dhe transformim efikas Shpejtësia e skanimit dyanësh u mundëson përdoruesve të skanojnë shpejt dhe thjesht drejt shumë destinacionesh si email, ftp dhe direktori të përbashkëta. Integrimi me sisteme si Microsoft, SharePoint, Abobe dhe gamën e fuqishme të zgjidhjeve softuerike të Canon-it, i ofrojnë biznesit tuaj proceset më efikase të mundshme të dokumenteve, tepër më efikase se përdorimi i rrjedhave më të ngadalta të punës me letër. C2030i mund të përdorë dhe funksionet e sistemeve të rangut më të lartë iR ADVANCE, si p.sh. faksin apo adresarin, duke vepruar si klientë në një marrëdhënie server-klient
Efikas dhe i sigurt Një numër mjetesh ju lejojnë të shtrëngoni kontrollin e kostos, për shembull duke kufizuar hyrjen te pajisja vetëm në funksione të caktuara. Dhe një sërë veçorish ndihmojnë në mbrojtjen e dokumenteve gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, si shenjimi transparent, heqja e HDD-ve, enkriptimi i të dhënave dhe identifikimi i pajisjeve.
Kredenciale mjedisore që përbëjnë risi Seria imageRUNNER ADVANCE është e para në botë që përdor bioplastik me shkallë të lartë kundër zjarrit ndërsa C2030i i përgjigjet standardeve mjedisore si Energy Star përmes konsumit të klasit të parë të energjisë në sasi aq të vogla sa 1,5W dhe RoHS. Përfshirja e veçorisë dyanëshe ul konsumin e letrës.
|