Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printera zyrash me ngjyra > iRC5185i

Canon iRC5185i
Printera zyrash me ngjyra

Produktet e arkivuara

iRC5185i është printeri i zyrës shumë funksional i Canon, duke i lejuar bizneset që të prodhojnë dokumente me ngjyra me kosto të efektshme dhe në mënyrë të sigurt - pa shpenzime të përdorimit të burimeve të jashtme.

Karakteristikat

  • Prodhim ngjyrash me shpejtësi të lartë
  • Përfundim i përparuar i dokumentit
  • Komunikim me kosto të efektshme, cilësi të lartë
  • Siguria e sofistikuar – pajtohet me Common Criteria (ISO 15408)
  • Konfigurim dhe administrim i shkëlqyer
  • Mbështetje e teknologjisë së gjeneratës së ardhshme duke përfshirëIPv6 dhe Windows Vista
Informacione të mëtejshme

Produkti më i shitshëm iRC5185i i Canon u lejon bizneseve që të prodhojnë me lehtësi dokumente me ngjyra me kosto të efektshme dhe në mënyrë të sigurt - pa shpenzime të përdorimit të burimeve të jashtme.Duke pasur përfundim të shkëlqyer, llogari të integruar të dokumentit dhe shumë ndryshime të thjeshta për përdoruesin, ai ndihmon që biznesi juaj të arrijë produktivitet maksimal çdo ditë.

Produktivitet i lartë për zyrat me kërkesa
iRC5185i ka mundësi për 51 printime në minutë për dokumentet me ngjyra dhe bardhë e zi duke ju dhënë ju fleksibilitetin dhe produktivitetin që ju nevojitet për t'u siguruar që të mos humbisni kurrë një afat.

Një varg mundësish përfundimi janë të disponueshme për të prodhuar dokumente shumë profesionale me pak përpjekje.Është e thjeshtë të prodhohen raporte me kapëse ose me vrima, broshura tërheqëse dhe propozime klientësh me ndikim me ngjyra dhe duke përdorur mori me lloje të ndryshme letrash. Cilësia e printimit është vazhdimisht e shkëlqyer me 1200 dpi, me printime që duken gjallëruese dhe të qarta nga e para te e fundit dhe sigurohet mbështetje e plotë për PCL 6.

Mënyra të reja për të komunikuar
Një sistem skanimi inovativ "me një kalim" do të thotë që të dyja anët e një dokumenti skanohen në të njëjtën kohë, për shpejtësi të jashtëzakonshme me 100 botime në minutë. Dokumentet mund të ’dërgohen’ në mënyrë të menjëhershme si PDF në një mori lokacionesh si dosje rrjeti, adresa emaili dhe kuti postare.

Administrim i thjeshtë për TI
Sistemi i ri iW Access Management System (AMS) i ndërfutur brenda uniFLOW Output Manager të Canon u lejon menaxherëve të TI që të krijojnë profile hyrjeje për funksione pajisjesh të tilla si printim me ngjyra, faksim dhe skanim.Kjo do të thotë që kontrolle specifike mund të krijohen, duke kontrolluar hyrjen në disa funksione për administrim kostoje më të efektshme dhe siguri.

iWMC e Canon siguron konfigurim të thjeshtë dhe administrim të vazhdueshëm, me veçori që kursejnë kohën të tilla si njoftimi automatik i problemeve për administratorët, p.sh. mbarim letre ose toneri.

Standardi i teknologjisë më të fundit
Standardet më të fundit në teknologji mbështeten të tilla si gjenerata e re "IP v6" dhe Web Services on Devices (WSD) në Microsoft Windows Vista, duke lejuar veçori të tilla si “njohje automatike për rrjet” dhe “njoftim i përfundimit të punës”.

Siguri e përparuar për qetësi të plotë të mendjes
Sistemet e përparuara të sigurisë të integruara në iRC5185i sigurojnë pajtim me Common Criteria (ISO 15408), standardi global për sigurinë e TI. Veçori të tjera sigurie përfshijnë shenja ujore të sigurta, shifrimin e PDF-ve, kuti personale dhe printim i sigurt.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime iRC5185i
Drajvera
Broshura iRC5185i
  © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit