Tani ju mund të printoni dhe kapni dokumenta me njgyra me cilësi të lartë me shpejtësi, nga komoditeti i tavolinë suaj. Duke përmbajtur cilësinë e njohur të printimit me ngjyra të Canon, LBP5975 kompakt siguron printim të lirë me ngjyra A3 / A4 nga tavolina – deri në shpejtësi 32 faqe për minut.
Keni nevojë për printim të shpejtë dhe praktik? Printimi cilësor nuk është thjesht përgjegjësia e pajisjeve më të mëdha, shumëfunksionale. LBP5975 është i vogël në madhësi për një printer A3 (mat vetëm 545 x 670 x 442 mm), por i madh në performancë, duke ju aftësuar juve për të prodhuar dokumenta dinamik me ngjyra me një pamje tepër profesionale, me printimin të parë të gatshëm në 7,5 sekonda. Është me të vërtetë tepër i përshtatshëm me gjithçka – duke përfshirë toner dhe letër – të kapshme nga pjesa e përparme e pajisjes, duke bërë përdorimin dhe mirmbajtjen e përgjithshme të pamundimshme.
Një numrator i dobishëm rezervë ju mundëson juve të monitoroni përdorimin e printerit dhe aftësia e mirmbajtjes së Canon-it mundëson që problemet të raportohen automatikisht në qendra servisi ose partnerë të Canon-it.
Keni nevojë për fleksibilitet dhe printim produktiv? Ju mund të printoni në tipe të ndryshme përmasash mediash nga 64 gsm deri në letra me vlerë më të trasha prej 220gsm, si edhe zarfa. Kështu është e thjeshtë të zgjedhësh llojin e drejtë të medias për çdo dokument që ju printoni. Një karakteristikë e dobishme lidhje siguron një përfundim të përshtatshëm dhe kohë-kursyes për dokumentet tuaja. Plus, një furnizim letre me 1970 fletë parandalon rimbushjen e vazhdueshme për produktivitet në rritje.
Përdorni LBP5975 si printerin tuaj individual ose si një printer rrjeti në një grup të vogël përdoruesish. Madje ka edhe një opcion për tu lidhur me valë me rrjetin tuaj (LAN) kështu që ju mund ta vendosni pajisjen kudo që është më shumë praktik në zyrë.
Keni nevojë ta mbani informacionin tuaj të sigurtë? Një opcion disku i ngurtë jep mundësi shtesë kur ju po ndani LBP5975 në një rrjet me përdorues të tjerë.Disku i ngurtë mund të kriptohet ose fshihet duke parandaluar hyrje të pautorizuar te informacione të besuara.
Dëshironi të jeni efikas dhe i vëmendshëm kundrejt ambjentit? Nuk ka kohë ngrohje nga regjimi energji-kursyes i fjejes, i cili thirret automatikisht nëse pajisja nuk është përdorur. Dhe duke printuar në të dyja anët e fletës ju mund të kurseni letër dhe të reduktoni shpenzimet.
Metodat e prodhimit të kujdesshme për mjedisin sigurojnë që makina pajtohet me direktivat Evropiane RoHS dhe WEEE*, duke parandaluar substancat me grafit dhe ato të rrezikshme nga procesi i prodhimit.Përveç kësaj LBP5975 pajtohet me International Energy Star Program.
|