spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Printera zyrash me ngjyra > imageRUNNER ADVANCE C7055i spacer image spacer image
spacer image

Canon imageRUNNER ADVANCE C7055i
Printera zyrash me ngjyra

I projektuar që të rrisë rrjedhat e punës të dokumentit, imageRUNNER ADVANCE C7055i jep vlerë të shkëlqyer me mundësi printimi me cilësi të lartë, ndërsa ruan informacionin tuaj konfidencial.

Karakteristikat

  • Printim produktiv me 55 ppm me ngjyra dhe bardhë e zi
  • Funksionim i thjeshtë me ekran me prekje të madh
  • Printim dhe përfundim me cilësi të lartë
  • Skanim i shpejtë dupleks me një kalim deri në 200 ipm
  • Bashkëpunim i fuqishëm për dokumentet
Informacione të mëtejshme

Pjesë e një serie të re të sofistikuar nga Canon, imageRUNNER ADVANCE C7055i është një zgjidhje dokumentesh plotësisht e integruar e projektuar që të plotësojë çdo fazë të ciklit jetësor të dokumentit, ndërsa mbështet sigurinë tuaj dhe qëllimet për mjedisin.

I thjeshtë për t'u përdorur dhe i personalizueshëm

C7055i ka një ekran me ngjyra me definicion të lartë, 8,4 inç SVGA me ikona të thjeshta për përdoruesin duke e bërë përdorimin shumë të thjeshtë. Përdoruesit mund të rregullojnë numrin e butonave në ekran dhe madje sfondin e ekranit, me një zgjedhje deri në 8 sfonde për t'iu përshtatur çdo ambienti zyre. Detyrat komplekse ose që kryhen shpesh mund të transformohen në thjeshtësi me një buton me prekje duke konfiguruar rredha pune personale.

Printim produktiv, me cilësi të lartë

C7055i ofron printimet më të gjalla, më vibruese me ngjyra të imagjinueshme. Dhe nëse ju jeni duke printuar me ngjyra ose bardhë e zi, pajisja e mban produktivitetin e saj të plotë prej 55 ppm.

Opsionet e fuqishme të palosjes u lejojnë përdoruesve që të shpojnë raporte, të krijojnë broshura tërheqëse dhe letra tërheqëse, si dhe krijime me palosje Z dhe C. Për efekte shtesë 300 gsm, SRA3 ose media e përzier, si letër e veshur, mund të përdoret.

Shkëmbim dokumentesh dhe integrim

Shpejtësi produktive skanimi deri në 200 ipm u mundësojnë përdoruesve që të skanojnë shpejt dhe thjesht në shumë destinacione si email, ftp, dhe direktori të përbashkëta. Ose ndryshe të integrohet në sistemet me server si Microsoft SharePoint™.

Mbështetje për formate fleksible skedarësh - si PDF, PDFa1b, OOXML PDF kompakte dhe e kërkueshme, rrit mundësitë e përdorimit të dokumentit, duke rritur produktivitetin. Për më tepër, një mundësi e Adobe Reader Extensions PDF mundëson që dokumentet e skanuara të shënohen me lehtësi dhe të rishikohen me funksionalitetin e Adobe Reader - shumë më e efektshme sesa përdorimi i rrjedhave të punës të ngadalta me letër.

I efektshëm dhe i sigurt

Një numër mjetesh ju lejojnë që të kontrolloni mirë kostot, për shembull duke kufizuar hyrjen te pajisja në disa funksione. Dhe një sërë funksionesh ndihmojnë mbrojtjen e dokumenteve gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, si shenja ujore të sigurta, heqje HDD, shifrim të dhënash dhe autentikim të pajisjes.

Kredenciale mjedisi origjinale

imageRUNNER ADVANCE Series është i pari në botë që përdor plastikë biologjike kundra zjarrit në shkallë të lartë ndërsa përmbush standardet e mjedisit si Energy Star përmes reduktimit të konsumit të energjisë dhe RoHS. Përfshirja e një veçorie duplekse ul konsumin e letrës.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Discover More
How the imageRUNNER ADVANCE can be a vital part of your team
Brochure Download
imageRUNNER ADVANCE Office Range Brochure [PDF, 2.73 MB]
imageRUNNER ADVANCE C7000 Series [PDF, 353 KB]
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image