Pjesë e një serie të re të sofistikuar, imageRUNNER ADVANCE C5051i është një zgjidhje dokumentesh plotësisht e integruar e projektuar që të plotësojë çdo fazë të ciklit jetësor të dokumentit, ndërsa mbështet sigurinë tuaj dhe qëllimet për mjedisin. Një konstruksion kompakt që ka mundësi printimi, kopjimi, skanimi dhe faksi si dhe një përfundues i brendshëm që kursen vendin është një zgjedhje e zakonshme.
I thjeshtë për t'u përdorur dhe i personalizueshëm
C5051i ka një ekran me ngjyra me definicion të lartë, 8,4 inç SVGA të kthyeshëm me ikona të thjeshta për përdoruesin duke e bërë përdorimin shumë të thjeshtë. Përdoruesit mund të rregullojnë numrin e butonave në ekran dhe madje sfondin e ekranit, me një zgjedhje deri në 8 sfonde për t'iu përshtatur çdo ambienti zyre. Detyrat komplekse ose që kryhen shpesh mund të transformohen në thjeshtësi me një buton me prekje duke konfiguruar rredha pune personale.
Printim produktiv, me cilësi të lartë
C5051i ofron printimet më të gjalla, më vibruese me ngjyra të imagjinueshme. Dhe nëse ju jeni duke printuar me ngjyra ose bardhë e zi, pajisja ofron dalje prej 51 ppm. Pajtueshmëri me shumë media dhe një sërë opsionesh të fuqishme përfundimi sigurojnë që ka mënyra të pafundme për të rritur komunikimin tuaj.
Bashkëpunim i efektshëm dhe transformim
Shpejtësi skanimi deri në 100 ipm u mundësojnë përdoruesve që të skanojnë shpejt dhe thjesht në shumë destinacione si email, ftp, dhe direktori të përbashkëta. Ose ndryshe të integrohet në sistemet me server si Microsoft SharePoint™.
Mbështetje për formate fleksible skedarësh - si PDF, PDFa1b, OOXML PDF kompakte dhe e kërkueshme, rrit mundësitë e përdorimit të dokumentit, duke rritur produktivitetin. Për më tepër, Adobe Reader Extensions PDF mundëson që dokumentet e skanuara të shënohen me lehtësi dhe të rishikohen me funksionalitetin e Adobe Reader - shumë më e efektshme se sa përdorimi i rrjedhave të punës të ngadalta me letër.
I efektshëm dhe i sigurt
Një numër mjetesh ju lejojnë që të kontrolloni mirë kostot, për shembull duke kufizuar hyrjen te pajisja në disa funksione. Dhe një sërë funksionesh ndihmojnë mbrojtjen e dokumenteve gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, si shenja ujore të sigurta, heqje HDD, shifrim të dhënash dhe autentikim të pajisjes.
Kredenciale mjedisi origjinale
imageRUNNER ADVANCE Series është i pari në botë që përdor plastikë biologjike kundra zjarrit në shkallë të lartë ndërsa përmbush standardet e mjedisit si Energy Star përmes reduktimit të konsumit të energjisë dhe RoHS. Përfshirja e një veçorie duplekse ul konsumin e letrës.
|