Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printera bardh & zi për zyra > imageRUNNER ADVANCE 6055

Canon imageRUNNER ADVANCE 6055
Printera bardh & zi për zyra risi

I projektuar që të rrisë rrjedhat e punës të dokumentit, imageRUNNER ADVANCE 6055 produktiv jep vlerë të shkëlqyer me kredenciale inovative mjedisore, ndërsa ruan informacionin tuaj konfidencial.

Karakteristikat

  • Printim produktiv bardhë e zi me deri 55 ppm
  • Ndërfaqe përdoruesi intuitive
  • Opsione përfundimi të avancuara
  • Integrim i thjeshtë i flukseve të punës dhe bashkëpunim dokumenti
  • Kredenciale mjedisi inovative
  • Aftësi e jashtëzakonshme skanimi
Informacione të mëtejshme

Bazuar në platformën e re inovative të imageRUNNER ADVANCE nga Canon, 6055 është një zgjidhje shumëfunksionale dokumentesh mono e projektuar për të kompletuar të gjithë ciklin jetësor të dokumentit në të njëjtën kohë duke mbështetur sigurinë dhe nevojat e mjedisit.

I lehtë për t'u përdorur
6055 ka një ekran me prekje 8,4” SVGA me ngjyra reagues me një ndërfaqe për përdoruesin që është e thjeshtë për t'u përdorur dhe personalizuar. Tutorialet hap pas hapi në pajisje e bëjnë atë të thjeshtë në përdorim.

Produktivitet gati i përfunduar
6055 kombinon një platformë të qëndrueshme me shpejtësi dalje mbresëlënëse, skanim të shpejtë dhe integrim të thjeshtë për të siguruar produktivitet të plotë të fluksit të punës.

Duke skanuar me deri në 200ipm u jep mundësi përdoruesve që të skanojnë me efektivitet në një numër destinacionesh, duke përfshirë sistemet me server si Microsoft SharePoint™.

Mbështetje për formate fleksible skedarësh - si Adobe® PDF, Adobe® PDF/A-1b dhe PDF/XPS të kërkueshëm/me ngjeshje të madhe - rrit mundësitë e përdorimit të dokumentit. Dokumentet e skanuar mund të rishikohen dhe shënohen përmes Adobe Reader Extensions PDF - shumë herë më efikase se flukset e punës të bazuara në letër.

Një sërë opsionesh të fuqishme përfundimi mund të konfigurohen gjithashtu. Futje, shpim vrimash, printim në broshura, si dhe palosja C/Z janë të gjitha të mundura.

6055 përfshin teknologjinë e printimit të patentuar nga Canon UFRII si standarde. Adobe® PostScript® 3, PCL 5e/6 opsionale dhe serveri i printimit imagePASS-U1 janë gjithashtu të disponueshme.

Siguri e shkëlqyer
Dokumentet mund të sigurohen gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor - nga skanimi te shkëmbimi, arkivimi dhe printimi. Në një nivel bazë Sistemi i menaxhimit të hyrjeve kufizon hyrjen sipas përdoruesit, grupit, rolit ose madje funksionit, si Universal Send.

Integrimi me zgjidhjen uniFLOW OM u lejon përdoruesve të printojnë në mënyrë të sigurt nga çdo pajisje në rrjet. Kompleti i bllokimit të skanimit të dokumentit parandalon skanimin ose kopjimin e paautorizuar të dokumenteve në letër. Hyrja te dokumentet e bashkëpunimit mund të kontrollohet përmes Adobe LiveCycle Rights Management Server ES. Opsione të tjera si shifrimi, fshirja e të dhënave dhe disqet e ngurtë të heqshëm sigurojnë siguri më të madhe për organizatat që merren me të dhëna sensitive.

Kredenciale mjedisi origjinale
Seria imageRUNNER ADVANCE është e para që përdor bio-plastik të nivelit të lartë, me djegie të ngadaltë, të prodhuar nga burime organike që rrjedhin nga bimët. Regjimi në fjetje ul konsumin në 1,5W dhe nivelet e ulëta të zhurmës krijojnë një mjedis pune më të mirë. Çdo pajisje gjithashtu i përmbahet edhe Energy Star edhe RoHS.

 Printoje këtë faqe 

  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit