Kjo pajisje kompakte ju ofron grupeve punues të vegjël dhe të mesëm printime bardhë e zi me kosto të efektshme deri në 20 fnm/knm, skanim me ngjyrë dhe funksionueshmëri e përparuar dixhitale i-Send. Me një ekran intuitiv me prekje, efektshmëri e shkëlqyer e energjisë dhe përfunduesin e saj të brendshëm, kjo pajisje do t'ju kursejë kohë dhe kosto.
|
- Printoni, kopjoni, skanoni, i-Send dhe faksi opsional
- Deri në25 fnm/knm, 5,4 sekonda koha e kopjes së parë
- Kapaciteti maksimal i letrës deri në 2.300 fletë
- Kontruksion kompakt dhe ekran intuitiv me prekje
- Gati për rrjet, mbështetje për Gjuhën e Kontrollit të Printerit (PCL) dhe PostScript opsionale
- Opsione të gjëra të konfigurimit
- Efikas në energji
|
Produktiviteti me kosto të efektshme për grupet punues nga një pajisje e vetme me shumë funksione Seria e re e imageRUNNER 2500 e pajisjeve me shumë funksione bardhë e zi ju lejon bizneseve të vegjël dhe të mesëm që të arrijnë nivelë më të lartë produktiviteti, duke kursyer hapësirë dhe kosto. Me një shumëllojshmëri shpejtësish dhe konfigurimesh, seria e imageRUNNER 2500 siguron printim, kopjim, skanim me ngjyrë dhe shpërndarjen e përparuar të dokumentit me dosjet e rrjetit dhe e-mail me kosto të efektshme – të gjithë nga një pajisje e vetme e lehtë në përdorim.
Qendroni më produktiv Një ekran i madh me prekje me menu intuitive e bën serinë e imageRUNNER 2500 të lehtë për t'u përdorur, duke lejuar përdoruesve që të kursejnë kohë dhe të bëjnë me shumë. i-Send me ngjyrë rrit produktivitetin dhe transformon proceset e biznesit. Përdoruesit mund të skanojnë me shpejtësi dhe efektshmëri me ngjyrë në një shumëllojshmëri destinacionesh, duke përfshirë dosje në rrjet dhe FTP, si dhe adresa e-maili. Kërkimi i përparuar LDAP e bën shpërndarjen në e-mail më të shpejtë dhe më të lehtë, përmes gjetjes së shpejtë të adresave, duke përmirësuar rrjedhën e punës në zyrë. Përveç kësaj, këta modelë ofrojnë lehtësinë e skanimit drejtpërdrejt në një USB memory stick.
Reagim me shpejtësi Kërkesat e përditshme për printim të shpejtë bardhë e zi përmbushen me shpejtësi deri në 25 fnm, koha e kopjes së parë deri në 5,4 sekonda dhe rikthim mjaft i shpejtë nga modaliteti i fjetjes. Të kombinuar me kapacitetin e letrës prej 2.300 fletësh, këta Printera me Shumë Funksione (MFP) janë idealë për grupet punues të vegjël dhe të mesëm të ngarkuar me vëllime të lartë të kopjeve të printuara.
Rezultate me cilësi të lartë dhe trajtim fleksibël i mediave Seria e imageRUNNER 2500 jep cilësi të shkëlqyer të printimit 1.200 dpi* deri në madhësinë A3 me përfunduesin opsional të kapjes dhe ngjitjes. * Me drajverin UFRII-LT.
Besueshmëri dhe mbështetje e shkëlqyeshme Rezultati i vazhdueshëm me cilësi të lartë dhe qetësia e plotë e mendjes sigurohen me jetëgjatësi dhe dhënien e shërbimit të përmirësuar. Mjeti e-Maintenance i Canon mund të maksimizojë më tej kohën në punë përmes aftësisë së tij të diagnostifikimit nga larg, si dhe të sigurojë lexime të automatizuara të matësit dhe mbikqyrje të mjeteve të konsumueshme për të zvogëluar barrën administrative. Shërbimi dhe mbështetje e kategorisë botërore të Canon siguron instalim nga ekspertë, trainim dhe shërbime në vend, plus Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit të paracaktuara. Me koston për klikim ju paguani vetëm për atë që printoni, që ju ndihmon të siguroni kontroll më të madhe të kostove. Përvoja e shkëlqyeshme dhe plotë e klientit është përparësia jonë – 93%* klientët janë të kënaqur me kohën që u desh për të riparuar pajisjen e tyre. *Mbështetur në sondazhin e vizitës pas shërbimit të TNS NIPO. Të dhëna nga janari në korrik 2009. 16.059 klientët morrën pjesë.
Administrim dhe intergrim te lehtë Të gjitha pajisjet mund të lidhen me lehtësi me rrjetin tuaj IT, si dhe të integrohen në sistemet tuaj IT ekzistues me mbështetjen PCL dhe opsionale PostScript. Pasi lidhet, iW Management Console (iWMC) ju lejon të administroni dhe mbikqyrni të gjithë flotën tuaj nga një pikë e vetme e kontrollit. Administrimi i identifikimit të departamentit ruaj cilësimet e rëndësishme dhe ndihmon në mbikqyrjen dhe kontrollin e kostove të printimit. Për printim të sigurtë më të përparuar, duke ndjekur printimin ose llogaritë, këto pajijse mund të azhornohen për të ofruar pajtueshmëri më Administratorin e Rezultatit uniFLOW.
Ndikimi i vogël mbi mjedisin Këta modelë të certifikuar EnergyStar ofrojnë efektshmëri të jashtëzakonshme të energjisë, duke konsumuar deri në 1,5 wat energji në modalitetin e fjetjes për të kursyer energji dhe kosto. Printimi nga te dy anët mjaft produktit si standart ju kursen më shumë kosto dhe kohë, si dhe letër.
|