Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printera bardh & zi për zyra > imageRUNNER 2520i

Canon imageRUNNER 2520i
Printera bardh & zi për zyra

Kjo pajisje kompakte u ofron grupeve punues të vegjël dhe të mesëm rezultate bardhë e zi me kosto të efektshme deri në 20 fnm/knm, skanim me ngjyrë dhe funksionueshmëri e përparuar dixhitale i-Send. Me një ekran intuitiv me prekje, efektshmëri e shkëlqyer e energjisë dhe përfunduesin e saj të brendshëm, kjo pajisje do t'ju kursejë kohë dhe kosto.

Karakteristikat

  • Printoni, kopjoni, skanoni, i-Send dhe faksi opsional
  • Deri në 20 fnm/knm, 6,4 sekonda koha e kopjes së parë
  • Kapaciteti maksimal i letreës deri në 2.000 fletë
  • Kontruksion kompakt dhe ekran intuitiv me prekje
  • Gati për rrjet, mbështetje për Gjuhën e Kontrollit të Printerit (PCL) dhe PostScript opsionale
  • Opsione të gjëra të konfigurimit
  • Efikas në energji
Informacione të mëtejshme



Produktiviteti me kosto të efektshme për grupet punues nga një pajisje e vetme me shumë funksione
Seria e re e imageRUNNER 2500 e pajisjeve me shumë funksione bardhë e zi u lejon bizneseve të vegjël dhe të mesëm që të arrijnë nivelë më të lartë produktiviteti, duke kursyer hapësirë dhe kosto. Me një shumëllojshmëri shpejtësish dhe konfigurimesh, seria e imageRUNNER 2500 siguron printim, kopjim, skanim me ngjyrë dhe shpërndarjen e përparuar të dokumentit me në dosjet e rrjetit dhe e-mail me kosto të efektshme – të gjithë nga një pajisje e vetme e lehtë në përdorim.

Qendroni më produktiv
Një ekran i madh me prekje me menu intuitive e bën serinë e imageRUNNER 2500 të lehtë për t'u përdorur, duke u lejuar përdoruesve që të kursejnë kohë dhe të bëjnë me shumë. i-Send me ngjyrë rrit produktivitetin dhe transformon proceset e biznesit. Përdoruesit mund të skanojnë me shpejtësi dhe efektshmëri me ngjyrë në një shumëllojshmëri destinacionesh, duke përfshirë dosje në rrjet dhe FTP, si dhe adresa e-maili. Kërkimi i përparuar LDAP e bën shpërndarjen në e-mail më të shpejtë dhe më të lehtë, përmes gjetjes së shpejtë të adresave, duke përmirësuar rrjedhën e punës në zyrë. Përveç kësaj, këta modelë ofrojnë lehtësinë e skanimit drejtpërdrejt në një USB memory stick.

Reagim me shpejtësi
Kërkesat e përditshme për printim të shpejtë bardhë e zi përmbushen me shpejtësi deri në 20 fnm, koha e kopjes së parë deri në 6,4 sekonda dhe rikthim mjaft i shpejtë nga modaliteti i fjetjes. I kombinuar me kapacitetin e letrës prej 2000 fletësh, këta Printera me Shumë Funksione (MFP) janë idealë për grupet punues të vegjël dhe të mesëm të ngarkuar me vëllime të lartë të kopjeve të printuara.

Rezultate me cilësi të lartë dhe trajtim fleksibël i mediave
Seria e imageRUNNER 2500 jep cilësi të shkëlqyer të printimit 1.200 dpi* deri në madhësinë A3 me përfunduesin opsional të kapjes dhe ngjitjes.
* Me drajverin UFRII-LT.

Besueshmëri dhe mbështetje e shkëlqyeshme
Rezultati i vazhdueshëm me cilësi të lartë dhe qetësia e plotë e mendjes sigurohen me jetëgjatësi dhe dhënien e shërbimit të përmirësuar. Mjeti e-Maintenance i Canon mund të maksimizojë më tej kohën në punë përmes aftësisë së tij të diagnostifikimit nga larg, si dhe të sigurojë lexime të automatizuara të matësit dhe mbikqyrje të mjeteve të konsumueshme për të zvogëluar barrën administrative. Shërbimi dhe mbështetja e klasit botëror e Canon siguron instalim, trainim dhe shërbime në vend nga ekspertë, plus Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit të paracaktuara. Me koston për klikim ju paguani vetëm për atë që printoni, që ju ndihmon të siguroni kontroll më të madhe të kostove. Përvoja e shkëlqyeshme e plotë e klientit është përparësia jonë – 93%* klientët janë të kënaqur me kohën që u desh për të riparuar pajisjen e tyre.
*Mbështetur në sondazhin e vizitës pas shërbimit të TNS NIPO. Të dhënat nga janari deri në korrik 2009. 16.059 klientë morrën pjesë.

Administrim dhe intergrim i lehtë
Të gjitha pajisjet mund të lidhen me lehtësi me rrjetin tuaj IT, si dhe të integrohen në sistemet tuaj IT ekzistues me mbështetjen PCL dhe opsionale PostScript. Pasi lidhet, iW Management Console (iWMC) ju lejon të administroni dhe mbikqyrni të gjithë flotën tuaj nga një pikë e vetme e kontrollit. Administrimi i identifikimit të departamentit i ruajn cilësimet e rëndësishme dhe ndihmon në mbikqyrjen dhe kontrollin e kostove të printimit. Për printim të sigurtë më të përparuar, me ndjek ne printim ose në llogaritje, këto pajijse mund të azhornohen për të ofruar pajtueshmëri më Administratorin e Rezultatit uniFLOW.

Ndikimi i vogël mbi mjedisin
Këta modelë të çertifikuar EnergyStar ofrojnë efektshmëri të jashtëzakonshme të energjisë, duke konsumuar deri në 1,5 wat energji në modalitetin e fjetjes për të kursyer energji dhe kosto. Printimi nga të dy anët mjaft produktiv si standart ju kursen më shumë kosto dhe kohë, si dhe letër.

 Printoje këtë faqe 

  © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit