Kjo pajisje kompakte ju ofron grupeve punues të vegjël dhe të mesëm rezultate bardhë e zi me kosto të efektshme dhe skanim me ngjyrë deri në 20 fnm/knm. Me një ekran intuitiv me prekje, efektshmëri e shkëlqyer e energjisë dhe përfunduesin e saj të brendshëm, kjo pajisje do t'ju kursejë kohë dhe kosto.
|
Produktiviteti me kosto të efektshme për grupet punues nga një pajisje e vetme me shumë funksione Seria e re e imageRUNNER 2500 e pajisjeve me shumë funksione bardhë e zi u lejon bizneseve të vegjël dhe të mesëm që të arrijnë nivelë më të lartë produktiviteti, duke kursyer hapësirë dhe kosto. Me një shumëllojshmëri shpejtësish dhe konfigurimesh, seria e imageRUNNER 2500 siguron printim, kopjim, skanim me ngjyrë dhe shpërndarjen e përparuar të dokumentit me në dosjet e rrjetit dhe e-mail me kosto të efektshme – të gjithë nga një pajisje te vetme dhe te lehtë në përdorim.
Reagim me shpejtësi Kërkesat e përditshme për printim të shpejtë bardhë e zi përmbushen me shpejtësi deri në 20 fnm, koha e kopjes së parë deri në 6,4 sekonda dhe rikthim mjaft te shpejtë nga modaliteti i fjetjes. I kombinuar me kapacitetin e letrës prej 2000 fletësh, këta Printera me Shumë Funksione (MFP) janë idealë për grupet punues të vegjël dhe të mesëm të ngarkuar me vëllime të lartë të kopjeve të printuara.
Qendroni më produktiv Një ekran i madh me prekje me menu intuitive e bën serinë e imageRUNNER 2500 të lehtë për t'u përdorur, duke u lejuar përdoruesve që të kursejnë kohë dhe të bëjnë me shumë. Përveç kësaj, këta modelë ofrojnë lehtësinë e skanimit drejtpërdrejt në një USB memory stick.
Rezultate me cilësi të lartë dhe trajtim fleksibël i mediave Seria e imageRUNNER 2500 jep cilësi të shkëlqyer të printimit 1.200 dpi* deri në madhësinë A3 me përfunduesin opsional të kapjes dhe ngjitjes. * Me drajverin UFRII-LT.
Besueshmëri dhe mbështetje e shkëlqyeshme Prodhim i vazhdueshëm me cilësi të lartë dhe qetësi e plotë e mendjes sigurohen me jetëgjatësi dhe dhënien e shërbimit të përmirësuar. Mjeti e-Maintenance i Canon mund të maksimizojë më tej kohën në punë përmes aftësisë së tij të diagnostifikimit nga larg, si dhe të sigurojë lexime të automatizuara të matësit dhe mbikqyrje të mjeteve të konsumueshme për të zvogëluar barrën administrative. Shërbimi dhe mbështetja e klasit botëror e Canon siguron instalim, trainim dhe shërbime në vend nga ekspertë, plus Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit të paracaktuara. Me kosto të klikimit ju paguani vetëm për ato që në fakt printoni, gjë që ju ndihmon të merrni një kontroll më të madh të kostove. Përvoja e shkëlqyeshme e plotë e klientit është përparësia jonë – 93%* klientët janë të kënaqur me kohën që u desh për të riparuar pajisjen e tyre. *Mbështetur në TNS NIPO, sondazhi i vizitës pas shërbimit. Të dhënat nga janari deri në korrik 2009. 16.059 klientë morrën pjesë.
Administrim dhe intergrim i lehtë Të gjitha pajisjet mund të lidhen lehtësisht në rrjetin tuaj IT. Pasi lidhet, iW Management Console (iWMC) ju lejon të administroni dhe mbikqyrni të gjithë flotën tuaj nga një pikë e vetme e kontrollit. Administrimi i identifikimit të departamentit ruaj cilësimet e rëndësishme dhe ndihmon në mbikqyrjen dhe kontrollin e kostove të printimit. Për printim të sigurtë më të përparuar, duke ndjekur printimin ose llogaritë, këto pajijse mund të azhornohen për të ofruar pajtueshmëri më Administratorin e Rezultatit uniFLOW.
Ndikimi i vogël mbi mjedisin Këta modelë të çertifikuar EnergyStar ofrojnë efektshmëri të jashtëzakonshme të energjisë, duke konsumuar deri në 1,5 wat energji në modalitetin e fjetjes për të kursyer energji dhe kosto. Printimi nga të dy anët mjaft produktit si standart ju kursen më shumë kosto dhe kohë, si dhe letër.
|