Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printera bardh & zi për zyra > imageRUNNER 2320

Canon imageRUNNER 2320
Printera bardh & zi për zyra

Kjo pajisje që nuk zë shumë vend siguron kopjim shumë të efektshëm bardhë e zi, plus printim lokal përmes USB deri në 20 fnm/knm. Me printim dhe skanim opsional rrjeti, kjo pajisje jo e shtrenjtë është ideale për zyra të vogla.

Karakteristikat

  • Deri në 20 fnm/knm, 7,9 sekonda koha e kopjes së parë
  • Kapaciteti i letrës deri në maksimum 1.080 fletë
  • Ndërfaqje e lehtë në përdorim me ekranin LCD me 5 linja
  • Konstruksion kompakt
  • I konfigurueshëm për t'ju përshtatur nevojave tuaja
  • Efikas në energji



Fotokopjuesë kompaktë, me kosto të efektshme bardhë e zi me printim lokal
Sfera e re e fotokopjuesëve që nuk zënë shumë vend siguron kopjim shumë të efektshëm, plus printim lokal përmes USB. Ata janë ideale për grupe dhe punë të vegjël, të ngarkuar që kërkojnë një zgjidhje produktive me kosto të ulët të pronësisë.

Qendroni më produktiv
Përdoruesit mund të bëjnë më shumë, më shpejt, me ekranin LCD me ndriçim nga prapa me 5 linja, të thjeshtë dhe intuitiv për t'u përdorur. Me kopje me cilësi të lartë në 20 fnm dhe reagim të jashtëzakonshëm – 7,9 sekonda koha e nxjerrjes së kopjes së parë – imageRUNNER 2318 ju kursen kohë.

I shkallëzueshëm për t'ju përshtatur nevojave tuaja
Këta modelë kompaktë mund të konfigurohen për t'u bërë ballë sfidave të mëdha. Me një zgjedhje prej sirtarëve shtesë të letrës, mund të zgjidhni kapacitetin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja, deri në 1,080 fletë, në një varietet të madhësive të letrës deri në A3. Opsione të tjerë përfshijnë printimin dhe skanimin në rrjet, printimin nga të dy anët dhe kapjen. Kështu që çfarëdo që të jenë nevojat tuaja, mund të prisni rendiment profesional dhe rezultatet e shkëlqyer që ju duhen.

Besueshmëri dhe mbështetje e shkëlqyeshme
Prodhim i vazhdueshëm me cilësi të lartë dhe qetësinë e plotë te mendjes sigurohen me jetëgjatësi dhe dhënien e shërbimit të përmirësuar. Shërbimi dhe mbështetja e klasit botëror e Canon siguron instalim, trainim dhe shërbime në vend nga ekspertë, plus Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit të paracaktuara. Me kosto të klikimit ju paguani vetëm për ato që në fakt printoni, gjë që ju ndihmon të merrni një kontroll më të madh të kostove. Shërbimi i shkëlqyeshëm i plotë për konsumatorin është përparësia jonë – 93%* klientët janë të kënaqur me kohën që u desh për të riparuar pajisjen e tyre.
*Mbështetur në TNS NIPO, sondazhi i vizitës pas shërbimit. Të dhënat nga janari deri në korrik 2009. 16.059 klientët morrën pjesë.

I përgjegjshëm për mjedisin
Këta modelë të certifikuar EnergyStar ofrojnë efektshmëri mbresëlënëse të energjisë, deri në 4,5 wat konsum energjie në modalitetin e fjetjes, për të kursyer energji dhe kosto. Me teknologjinë e riparimit Sipas Kërkesës të Canon ekziston rikthimin e shpejtë nga modeliteti i fjetjes, në mënyrë që të kurseni energji pa prekuar produktivitetin.

 Printoje këtë faqe 

  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit