Komunikim i shkëlqyer për zyrat shtëpiake dhe bizneset e vogla Inteligjenca shtesë ndihmon iR1022iF që të shquhet si një printer shumëfunksional me fuqi të vërtetë.Kopjoni raporte me furnizuesin e dokumentit, printoni prezantime nga të dyja anët bardhë e zi, dërgoni fakse ose skanoni dhe dërgoni informacione me ngjyra direkt nga tavolina juaj - të gjitha me një shpejtësi prej 22 faqesh për minutë. Shtoni një regjim të ruajtjes së energjisë me rikthim të menjëhershëm dhe ju keni zgjidhjen ideale për zyrat shtëpiake ose bizneset e vogla që kanë nevojë për ekzekutim inteligjent që i mposht afatet.
Komunikim inteligjent Kur keni dokumente të mëdhenj për të kopjuar është mirë të keni fleksibilitetin për ta bërë atë në tavolinën tuaj dhe në pak kohë.Në sajë të furnizuesit të integruar të dokumentit dhe radhitjes automatike, ju mund t'ja lini në dorë iR1022iF për ta kryer punën pa ankth.
Mundësitë e komunikimit zgjerohen me anë të mundësive inteligjente të dërgimit të iR1022iF. Dokumentet mund të skanohen me ngjyra përmes furnizuesit me dokumente dhe pastaj të dërgohen direkt në adresat e emailit - një kursim kohe i vërtetë, ku vendimet e shpejta ju ndihmojnë shumë.
Integrim i lehtë në rrjet Ju nuk jeni i vetmi që përfitoni nga avantazhet në rritje të produktivitetit të iR1022iF.iR1022iF mund të lidhet lehtësisht në rrjetin tuaj me qëllim që kolegët ta shfrytëzojnë atë. Printimi në rrjet aktivizohet duke përdorur gjuhën e printerit të patentuar me rendiment të avancuar të Canon UFR II Lite dhe printimi PCL sigurohet po ashtu si standard.
Nuk zë shumë vend dhe i shkallëzueshëm I projektuar veçanërisht për të rritur produktivitetin e bizneseve të vogla dhe grupeve punuese në zyra, iR1022iF është një përmbushës kompakt me ide të mëdha.I konfiguruar me 600 fletë në linjë, ju mund të zgjeroni kapacitetin më tej deri në 1,100 fletë A4 nëse kërkohet.
Kujdesi për mjedisin Teknologjia inovative sipas kërkesës mundëson një regjim të ruajtjes së energjisë gjatë qëndrimit të qetë, që të fillojë automatikisht kur pajisja nuk është në përdorim.Kur nevojitet, pajisja është në funksionim të plotë në më pak se 5 sekonda - një mënyrë e mirë për të ulur konsumimin e energjisë pa ndikuar në produktivitetin.
Metodat e prodhimit të kujdesshme për mjedisin sigurojnë që makina pajtohet me direktivat Evropiane RoHS dhe WEEE*, duke parandaluar substancat me grafit dhe ato të rrezikshme nga procesi i prodhimit.Përveç kësaj makina përputhet me International Energy Star Program.
*Restriction of Hazardous Substances (RoHS) dhe Direktiva e BE mbi Waste from Electrical and Electronic Equipment (WEEE)
|