Komunikim i shkëlqyer për zyrat shtëpiake dhe bizneset e vogla iR1022A ndihmon që të jeni më produktiv me më pak përpjekje.Kopjoni raporte me furnizuesin e dokumentit, printoni prezantime nga të dyja anët ose dërgoni fakse drejtëpërdrejtë nga tavolina juaj - të gjitha me një shpejtësi prej 22 faqesh për minutë. Shtoni një regjim të ruajtjes së energjisë me rikthim të menjëhershëm dhe ju keni zgjidhjen ideale për zyrat shtëpiake ose bizneset e vogla që kanë nevojë për efektshmëri që i mposht afatet.
I mrekullueshëm për dërgime faksesh dhe dokumente të mëdha Kur keni dokumente të mëdha për të kopjuar ose dërguar me faks te të tjerët, është mirë të kesh fleksibilitetin për ta bërë atë në tavolinën tuaj dhe në pak kohë.Në sajë të furnizuesit të integruar të dokumentit dhe radhitjes automatike, ju mund t'ja lini në dorë iR1022iF për ta kryer punën pa ankth. Dërgimi i fakseve është i shpejtë duke përdorur modemin e integruar dhe ju mund të ruani deri në 200 numra në kujtesë për produktivitetin në rritje.
Integrim i lehtë në rrjet Ju nuk jeni i vetmi që përfitoni nga avantazhet në rritje të produktivitetit të iR1022iF.iR1022iF mund të lidhet lehtësisht në rrjetin tuaj me qëllim që kolegët ta shfrytëzojnë atë. Printimi në rrjet aktivizohet duke përdorur gjuhën e printerit të patentuar me efikasitet të lartë të Canon UFR II Lite dhe një mundësi printimi PCL sigurohet po ashtu.
Nuk zë shumë vend dhe i shkallëzueshëm I projektuar veçanërisht për të rritur produktivitetin e bizneseve të vogla dhe grupeve punuese në zyra, iR1022iF është një përmbushës kompakt me ide të mëdha.I konfiguruar me 600 fletë në linjë, ju mund të zgjeroni kapacitetin më tej deri në 1,100 fletë A4 nëse kërkohet.
Kujdesi për mjedisin Teknologjia inovative sipas kërkesës mundëson një regjim të ruajtjes së energjisë gjatë qëndrimit të qetë, që të fillojë automatikisht kur pajisja nuk është në përdorim.Kur nevojitet, pajisja është në funksionim të plotë në më pak se 5 sekonda - një mënyrë e mirë për të ulur konsumimin e energjisë pa ndikuar në produktivitetin.
Metodat e prodhimit të kujdesshme për mjedisin sigurojnë që makina pajtohet me direktivat Evropiane RoHS dhe WEEE*, duke parandaluar substancat me grafit dhe ato të rrezikshme nga procesi i prodhimit.Përveç kësaj makina përputhet me International Energy Star Program.
*Restriction of Hazardous Substances (RoHS) dhe Direktiva e BE mbi Waste from Electrical and Electronic Equipment (WEEE)
|