Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Printera bardh & zi për zyra > iR 1024A

Canon iR 1024A
Printera bardh & zi për zyra

iR1022A kompakt sjell furnizuesin me dokumenta dhe prodhim 22 faqe për minutë në desktopin tuaj.Shtoni veçori për dokumente të dyanshëm dhe kursim energjie dhe ju keni gjetur një formulë fituese për zyrën tuaj.

Karakteristikat

  • Printim / kopjim me 22 faqe për minutë
  • Printim i dyanshëm i dokumentave
  • Furnizuesi i dokumentave
  • Rezolucion superior i printimit në 1200 dpi
  • Funksionim kompakt, për desktop - e shkëlqyer për bizneset e vogla
  • Konfigurim i thjeshtë për përdorim në rrjet
  • Ruajtje e energjisë dhe rikthim i shpejtë
  • I kujdesshëm ndaj mjedisit
Informacione të mëtejshme



Komunikim i shkëlqyer për zyrat shtëpiake dhe bizneset e vogla
iR1022A ndihmon që të jeni më produktiv me më pak përpjekje.Kopjoni raporte me furnizuesin e dokumentave ose printoni prezantime në dy anë, të gjitha me një shpejtësi prej 22 faqesh për minutë. Shtoni një regjim të ruajtjes së energjisë me rikthim të menjëhershëm dhe ju keni zgjidhjen ideale për zyrat shtëpiake ose bizneset e vogla që kanë nevojë për rezultate të shpejta dhe kosto të ulët.

I mrekullueshëm për dokumente të mëdha
Kur keni dokumente të mëdha për të kopjuar, është mirë të keni fleksibilitetin për ta bërë atë në tavolinën tuaj dhe në pak kohë.Në sajë të furnizuesit të integruar me dokumente dhe renditjes elektronike, ju mund t'ja lini në dorë iR1022A për ta kryer punën pa ankth.

Integrim i lehtë në rrjet
Ju nuk jeni i vetmi që përfitoni nga avantazhet në rritje të produktivitetit të iR1022iF.iR1022iF mund të lidhet lehtësisht në rrjetin tuaj me qëllim që kolegët ta shfrytëzojnë atë. Printimi në rrjet aktivizohet duke përdorur gjuhën e printerit të patentuar me efikasitet të lartë të Canon UFR II Lite dhe një mundësi printimi PCL sigurohet po ashtu.

Nuk zë shumë vend dhe i shkallëzueshëm
I projektuar veçanërisht për të rritur produktivitetin e bizneseve të vogla dhe grupeve punuese në zyra, iR1022iF është një përmbushës kompakt me ide të mëdha.I konfiguruar me 600 fletë në linjë, ju mund të zgjeroni kapacitetin më tej deri në 1,100 fletë A4 nëse kërkohet.

Kujdesi për mjedisin
Teknologjia inovative sipas kërkesës mundëson një regjim të ruajtjes së energjisë gjatë qëndrimit të qetë, që të fillojë automatikisht kur pajisja nuk është në përdorim.Kur nevojitet, pajisja është në funksionim të plotë në më pak se 5 sekonda - një mënyrë e mirë për të ulur konsumimin e energjisë pa ndikuar në produktivitetin.

Metodat e prodhimit të kujdesshme për mjedisin sigurojnë që makina pajtohet me direktivat Evropiane RoHS dhe WEEE*, duke parandaluar substancat me grafit dhe ato të rrezikshme nga procesi i prodhimit.Përveç kësaj makina përputhet me International Energy Star Program.

*Restriction of Hazardous Substances (RoHS) dhe Direktiva e BE mbi Waste from Electrical and Electronic Equipment (WEEE)

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Drajvers
Broshura
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit