Skanim i besueshëm në rrjet Skanerët për në rrjet ScanFront 220e dhe 220eP vijnë me program eCopy ShareScan të integruar, duke përmirësuar efikasitetin e punës në zyrë falë funksioneve të fuqishme të skanimit dhe të shpërndarjes, si dhe të integrimit të përsosur në një numër të konsiderueshëm aplikacionesh për biznesin.
Skanim i thjeshtë Ekrani i madh me prekje dhe me ngjyra 8,5 inç dhe programi eCopy ShareScan ofrojnë një ndërfaqe intuitive përdorimi, duke mundësuar skanim të lehtë e të shpejtë për shumë destinacione, si p.sh. postën elektronike, dosjet në rrjet, nisjen e fakseve përmes internetit apo edhe drejtpërdrejt për në kompjuterin e një përdoruesi. Dokumentet mund të shikohen paraprakisht në ngjyra të plota përpara dërgimit, duke mundësuar kështu kryerjen e rregullimeve të shpejta.
Produktiv dhe praktik Dizajni kompakt bën të mundur që ScanFront 220e/220eP të vendoset kudo në hapësirat e vogla të zyrës, duke u mundësuar përdoruesve manovrim praktik të letrës, skanim të shpejtë dhe produktivitet të lartë në vendin e punës.
Për më tepër, njësia eCopy Quick Connect mundëson automatizimin e cikleve të punës së biznesit, me anë të përdorimit të funksioneve të sofistikuara, si skanimi drejt bazës së të dhënave dhe skanimi në shumë destinacione.
Administrim i lehtë dhe siguri e rritur Skaneri ScanFront 220e/220eP me programin eCopy ShareScan ofron nivelet më të larta të sigurisë, ndërsa modeli 220eP përmban gjithashtu edhe identifikimin me anë të shenjave të gishtërinjve. Administrimi mund të realizohet lehtësisht nga një pikë qendrore, si për një pajisje, ashtu edhe për shumë pajisje, me përditësime që kryhen përmes rrjetit, madje dhe për pajisje në vendndodhje të largëta.
Integrim i përsosur Disponohen gjithashtu edhe bashkues fakultativë shtojcë eCopy për integrimin e sistemeve dinamike në sistemet e menaxhimit të përmbajtjes, si p.sh. Microsoft Sharepoint, Captaris RightFax, Interwoven Worksite dhe EMC Documentum. Kjo mundëson skanim të zgjuar dhe shndërrim të dokumenteve në të dhëna të vlefshme për biznesin, të cilat mund të integrohen më tej me lehtësi në aplikacionet dhe ciklet e punës së biznesit.
|