Skanoni, ruani dhe shkëmbeni dokumentet tuaja me lehtësi me skanerin tonë të ri të dokumenteve për rrjet, ScanFront 220/220P. Ai lidhet direkt në rrjet, pra asnjëherë nuk ka pasur një mënyrë më të thjeshtë për të punuar në grup.
|
Skanimi dhe shkëmbimi i informacionit me kolegët tuaj nuk mund të ishte më i thjeshtë. Skanerat e dokumenteve me ngjyra të rrjetit të rinj ScanFront 220/220P nga Canon ripërcaktojnë thjeshtësi në përdorim në sajë të një ekrani të madh me prekje dhe hyrje e menjëhershme në rrjet - pa harduer dhe softuer shtesë.
Skanim i thjeshtë ScanFront 220/220P e bën skanimin dhe shpërndarjen e informacionit të thjeshtë. Thjesht vendoseni dokumentin tuaj në sirtarin e furnizimit për skanim dhe zgjidhni ikonën përkatëse për të përcaktuar se ku doni ta dërgoni atë" adresë emaili, adresë FTP, direktori në rrjet ose disk USB.
Është i thjeshtë në përdorim, mund ta përdorni kudo në zyrë: departamentin e marketingut, grupin e shitjeve, departamentin e financës ose grupet administrative dhe logjistike.
Kompakt dhe i gatshëm ScanFront 220/220P është majft i vogël dhe përshtatet rehatshëm në qoshen e një tavoline. Palosni sirtarët e dokumentit dhe është akoma më i vogël. Nuk ka nevojë për harduer ose softuer – ScanFront 220/220P thjesht futet direkt në rrjet.
I thjeshtë por produktiv Një ekran me prekje me ngjyra i ndritshëm dhe i qartë 8,5” është projektuar që ta bëjë çdo gjë të pamundimshme. Para se ti dërgoni ju mund të shfletoni, rrotulloni dhe zmadhoni imazhet e skanuara me detaje për të siguruar çdo herë rezultate të përkryera. Butonat e punës gjithashtu mund të konfigurohen për të kryer rregullisht detyrat e ndërmarra të skanimit me një prekje të vetme të butonit.
Shpejtësi maksimale skanimi me 26 faqe për minutë (me 150 dpi) bardhë e zi/gri dhe 16 faqe për minutë me ngjyra siguron produktivitet maksimal. Shpejtësitë nga të dyja anët janë përkatësisht 52 dhe 16 imazhe për minutë. Për cilësinë më të lartë, rezolucioni optimal prej 600 dpi mund të përdoret.
Veçoritë e avancuara të tilla si Zbulimi automatik i madhësisë, Pikim përmes dhe eliminim i zhurmës së sfondit, heqje automatike e pjerrësisë, funksionaliteti Kapërce fletën boshe dhe OCR, siguron produktivitet maksimal. Dhe teknologjia e qëndrueshme e furnizimit –duke përfshirë zbulimin e avancuar të furnizimit nga të dyja anët* - do të thotë çdo gjë nga dokumente A4 deri në kartëvizita me reliev 300 gsm mund të trajtohen pa problem.
Siguri e përparuar Konfigurimi i ScanFront 220/220P është i thjeshtë saqë përdoruesit duhet të fusin një emër dhe fjalëkalim para se të skanojnë dhe dërgojnë një dokument. Në mënyrë alternative, mund të përdoret një sistem i Autentikimit të Shenjave të Gishtave*. Funksionet specifike po ashtu mund të kufizohen për disa përdoruesë dhe skedarët PDF mund të shifrohen para se të dërgohen - që mund të hapen vetëm me fjalëkalimin përkatës.
* Zbulimi i furnizmit me dy anë ultra-sonik dhe Autentikimi i Shenjave të Gishtave është i disponueshëm vetëm në ScanFront 220P.
|