spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Skanera dokumentash me shpejtësi të lartë > P-150M spacer image spacer image
spacer image

Canon P-150M
Skanera dokumentash me shpejtësi të lartë

Produktet e arkivuara

P-150M Mac
Shumë kompakt, ai është skaneri portativ më i shpejtë në botë për skanim në të dy anët e fletës A4, për përdoruesit e Mac. Me program të integruar kompjuterik unik dhe me energji nga USB-ja, ky skaner portativ në shumë platforma skanon deri në 15fnm/30inm dhe mund të përdoret si në sistemet Mac, ashtu dhe në ato PC. Shkëlqimi i tij i sofistikuar në ngjyrë piano të zezë dhe dizajni kompakt është ideal për përdoruesit e sistemit Mac në udhëtim, në zyrë ose në shtëpi.

Karakteristikat

  • Skanim me shpejtësi të lartë, me energji nga USB-ja, deri në 15fnm (30inm)
  • ‘Lidh dhe skano’ me program të integruar kompjuterik dhe me energji nga USB-ja
  • Skaner portativ me dizajn shumë tërheqës dhe që kursen hapësirë
  • Skanim produktiv në grup, me furnizues automatik të dokumenteve me 20 fletë të mëdha
  • Përdorim i thjeshtë dhe praktik me programin kompjuterik CaptureOnTouch
  • Skaner portativ në shumë platforma për Mac dhe PC
Informacione të mëtejshme



Skaneri më portativ në industri
Me një karkasë të lehtë dhe hapësirë të vogël, P-150M është skaneri portativ më i shpejtë në botë për skanim në të dy anët e fletës A4, për përdoruesit e Mac. Ai është i domosdoshëm për përdoruesin në lëvizje, si dhe është i mrekullueshëm për ambientet e zyrës ose të shtëpisë, aty ku hapësira është e çmueshme. Për shkak të mundësisë së saj unike të lëvizshmërisë, punonjësit jashtë zyrës mund të skanojnë me lehtësi, në mënyrë që të rrisin efikasitetin. Kjo mund të shpejtojë përpunimin e dokumenteve të rëndësishëm, si urdhërat e blerjes, faturat dhe fletët e shpenzimeve – duke rritur produktivitetin dhe duke ulur kostot.

Skaner tërheqës dhe me shpejtësi të lartë për dokumente
P-150M me dizajn tërheqës, me shkëlqimin e saj në ngjyrë piano të zezë, i lejon përdoruesit që të bëjnë më shumë punë dhe kursen kohë. Përdoruesit mund të skanojnë njëkohësisht të dyja anëte e dokumentit në shpejtësi deri në 15fnm (30inm), duke përdorur vetëm energjinë nga USB-ja.

Një nxitës i vërtetë i produktivitetit
Me një furnizues automatik dokumentesh me 20 fletë, lider në kategorinë e tij, P-150M është skaneri portativ i përkryer për skanim të shpejtë në masë.

Lidh-dhe-skano kudo me softuer të integruar
Për prakticitet maksimal në lëvizje, përdoruesit mund ta lidhin P-150M në çdo kompjuter të disponueshëm që funksionon me sistemin operativ Mac dhe të fillojnë që të skanojnë. Me programin e integruar kompjuterik CaptureOnTouch Lite, ai është i shpejtë dhe i thjeshtë për t'u përdorur, pa pasur nevojë që të ngarkoni ndonjë drejtues ose ndonjë program kompjuterik aplikacioni.


Skanoni në lëvizje me energji nga USB-ja
Për të ndihmuar në krijimin e skanerit më të lëvizshëm të llojit të tij, P-150M nuk ka nevojë që të futet në prizë korrenti. Përdoruesit mund thjesht që të lidhin kabllon USB të skanerit me portën USB të një kompjuteri dhe të fillojnë të skanojnë.

Kredenciale mjaft të gjelbërta

Për efikasitet maksimal të energjisë dhe për ulje të kostove, P-150M përdor më pak se 5W fuqi kur skanon, dhe fiket automatikisht kur mbyllen kapakët. Ai pajtohet lehtësisht me ENERGY STAR për efikasitetin e energjisë, duke kërkuar më pak energji për të funksionuar dhe duke ulur kostot.

CaptureOnTouch për thjeshtësim të skanimit

Programi kompjuterik CaptureOnTouch i Canon ofron skanim të thjeshtë dhe efikas, që përfshin përdorim të thjeshtë me një prekje për detyra rutinë, përfshirë skanimin drejtpërdrejt në iPhoto. Përdoruesit kanë gjithashtu dhe opsionin për të instaluar Evernote me bazë në internet dhe ta shtojnë si një profil ScanJOB brenda programit kompjuterik CaptureOnTouch. Kjo lejon ngarkimin e shpejtë të informacionit në ueb, nga ku mund të hyhet lehtësisht nga kudo.

Arkivim i thjeshtë

Programi kompjuterik CaptureOnTouch i Canon dhe aplikacionet e përfshira, si p.sh. BizCard Reader, i lejojnë përdoruesit që të skanojnë dhe të importojnë kartvizita drejtpërdrejt në skedarët e tyre të kontaktit; ndërkohë që PageManager mundëson arkivim, menaxhim dhe gjetje më të mirë të skedarëve elektronikë.

Përpunim me cilësi të lartë të imazhit
Për cilësi të jashtëzakonshme të imazhit, P-150M ka një sensor preciz 600dpi, i cili ofron një gamë të pasur me veçori për përpunimin e imazhit, si njohja automatike e ngjyrave, madhësia automatike e letrës, njohja e drejtimit të fotos dhe njohja e drejtimit të tekstit.

Përdorim në shumë platforma për Mac dhe PC
P-150M vjen i gatshëm për t'u përdorur me Mac ose me PC Windows. Menaxhim i thjeshtë i imazhit – falë drejtuesit të përfshirë Mac TWAIN, nënkupton gjithashtu se ky skaner dokumentesh me shpejtësi të lartë integrohet me shumë aplikacione të palëve të treta të imazherisë për Mac.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Programi
CapturePerfect
CapturePerfect SDK
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image