Skaner tepër kompakt dhe i lëvizshëm, P-150 është skaneri më i shpejtë nga të dy anët për A4 në industri, ideal për zyrë ose gjatë udhëtimit — duke ofruar kapacitet të shpejtë të skanimit në grup deri në 15 fnm me një ushqyes automatik për 20 fletë, lider në kategorinë e tij.
|
Skaneri nga të dy anët për A4 më kompakt dhe i lëvizshëm në industri Me një shasi të lehtë dhe sipërfaqe vendosjeje tepër kompakte, P-150 është ideal, si për zyrën e vogël, ashtu dhe për zyrën në shtëpi ku hapësira është e çmuar - dhe për ekzekutivët në lëvizje që kanë nevojë të skanojnë dokumente gjatë udhëtimit.
Një nxitës i vërtetë i produktivitetit P-150 u kursen kohë përdoruesve dhe i ndihmon ata që të bëjnë më shumë: duke skanuar në të njëjtën kohë të dy anët e një dokumenti deri në 15 fnm dhe duke paraqitur një ushqyes automatik dokumentesh për 20 fletë për skanim të shpejtë të grupeve, lider në kategorinë e tij.
Dhe për arsyen që është kaq i thjeshtë për t'u transportuar, sipërmarrjet mund t'u japin punonjësve që janë larg mundësinë e thjeshtë për skanim ndërsa janë jashtë zyrës. Kjo ndihmon në përshpejtimin e përpunimit të dokumenteve të rëndësishme, të tilla si urdhra blerjeje, fatura dhe kërkesa komisioni - duke dhënë përfitime të mirëpritura të produktivitetit dhe kursime të kostos.
I përsosur në një zyrë të vogël ose në mjedisin e një zyre në shtëpi. Sipërfaqja e vogël e vendosjes së P-150 dhe dizajni i tij elegant tregon se ai është i përshtatshëm si në shtëpi, ashtu edhe në një mjedis SOHO. Programi ynë kompjuterik CaptureOnTouch gjithashtu e bën të lehtë që secili të skanojë.
Ideal për ekzekutivin në lëvizje Asnjë skaner tjetër nuk vendoset kaq bukur në një valixhe ose në një çantë kompjuteri portativ dhe ndezja përmes energjisë nga USB nënkupton se përdoruesve nuk iu duhet të transportojnë as një përshtatës AC. Thjesht lidhni P-150 në kompjuterin tuaj portativ dhe filloni skanimin. Programi kompjuterik CaptureOnTouch lite i përfshirë, iu lejon gjithashtu ekzekutivëve në lëvizje që të skanojnë nga kompjuterët e njerëzve të tjerë pa instaluar një drejtues të ndërfutur ose një aplikim të ri.
Përpunim i përparuar dhe me intuitë i imazhit Një sensor me saktësi prej 600dpi jep cilësi të jashtëzakonshme të imazhit – ndërsa një gamë e pasur e karakteristikave të përpunimit të imazhit, të tillë si Identifikimi automatik i ngjyrave, Identifikimi automatik i madhësisë, Identifikimi i pjerrësisë së letrës dhe Njohja e drejtimit të tekstit sigurojnë cilësi dhe efikasitet shumë të lartë të skanimit.
CaptureOnTouch për thjeshtësim të skanimit
Programi kompjuterik CaptureOnTouch i Canon ofron skanim të thjeshtë dhe me efikasitet, përfshirë funksionimin e thjeshtë me një prekje për detyra rutinë, të tilla si skano-për-në-email ose skano-në-pamjen kryesore. Përdoruesit kanë gjithashtu dhe opsionin për të instaluar Evernote me bazë në internet për ngarkim të shpejtë dhe të thjeshtë të informacionit në rrjet, tek i cili mund të hyhet lehtësisht nga kudo.
Komunikim i thjeshtë P-150 komunikon me një gamë të plotë aplikimesh të tjera të imazhit, falë drejtuesve standardë TWAIN dhe ISIS të përfshirë. Gjithashtu, P-150 është certifikuar dhe nga Kofax Virtual Rescan (VRS) dhe është bërë i gatshëm.
Arkivim i thjeshtë Programi kompjuterik CaptureOnTouch i Canon dhe aplikimet e përfshira, të tillë si BizCard Reader, u lejojnë përdoruesve që të skanojnë dhe të transferojnë kartat e biznesit drejtpërdrejt në skedarin e tyre të kontakteve. PaperPort lejon gjithashtu arkivim, menaxhim dhe nxjerrje më të mirë të skedarëve elektronikë.
Kredenciale mjaft të gjelbërta Me energji nga USB dhe marrje të vogël energjie prej 5W, P-150 është një zgjedhje miqësore ndaj mjedisit. Ajo përmbush lehtësisht pajtueshmërinë me ENERGY STAR për efikasitetin e energjisë dhe kërkon më pak kosto të energjisë për t'u përdorur.
Dizajn bashkëkohor dhe me pamje të mrekullueshme Një lustrim i shkëlqyeshëm bashkëkohor si mëndafsh i zi siguron që P-150 të jetë një investim me pamje të mrekullueshme.
Përputhshmëri me shumë platforma P-150 ofron përputhshmëri me sistemet Mac nëpërmjet një drejtuesi Mac TWAIN të përfshirë dhe softuerit CaptureOnTouch për Mac. Gjithashtu, disponohet një drejtues SANE i përputhshëm me Linux, për organizatat që preferojnë të krijojnë me arkitekturë të hapur. Ky drejtues mund të shkarkohet nga sajti i mbështetjes së softuerit të Canon.
|