spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për zyrë > Produkti juaj > Skanera dokumentash me shpejtësi të lartë > Flatbed Scanner Unit 101 spacer image spacer image
spacer image

Canon Flatbed Scanner Unit 101
Skanera dokumentash me shpejtësi të lartë

I thjeshtë për t'u lidhur përmes një kablloje USB, Flatbed Scanner Unit 101 punon në një gamë të gjerë të skanerëve Canon të serisë DR.* Duke qenë ideal për dokumente të lidhura dhe delikate, ai ofron produktivitet 50% më të lartë sesa produktet e ngjashme konkurruese. Skanimi i hapur me shpejtësi dhe rezolucion të lartë (1200 dpi) mbështetet nga një mbulesë e veçantë me regjistrim dhe nga kontrolli i dritës së mjedisit.

Karakteristikat

  • Lidhje praktike me USB me një gamë të gjerë skanerësh imageFORMULA
  • Deri në 50% më shumë produktivitet si rezultat i skanimit me shpejtësi të lartë
  • Skanim i hapur i vazhduar me përdorimin e modalitet unik për kushtëzimin e dritës së mjedisit
  • Manovrueshmëri me kapakun me regjistrim për dokumente të përmasave dhe llojeve të ndryshme, deri në madhësi dokumentesh të formatit zyrtar
  • Skanim me cilësi të lartë 1200 dpi me veçori të përparuara të përpunimit të figurës
  • Skanim dyfish i përsosur për krijimin e një dokumenti të vetëm
Informacione të mëtejshme



I thjeshtë në lidhje, i përsosur në përdorim
Skaneri Flatbed Scanner Unit 101 lidhet me një gamë të gjerë skanerësh Canon të serisë DR, për lexim të lehtë dhe praktik të materialeve që nuk mund të skanohen nëpërmjet ushqyesit automatik të fletëve. Skaneri me shtrat të sheshtë ofron veçori të dobishme për skanim me shpejtësi dhe rezolucion të lartë, ideal për skanimin e librave, revistave dhe materialeve të lidhura apo delikate. Lëvizet lehtë brenda zyrës për përdorim në skanerë të ndryshëm Canon; mund dhe të ruhet diku për të liruar vend në tryezë kur nuk nevojitet.

Lidhjet më të mira në të gjithë gamën
Për fleksibilitet më të madh njësia e skanerit me shtrat të sheshtë lidhet përmes USB-së me të gjithë skanerët Canon të serisë DR: i shkëlqyer nëse ju nevojitet skanimi në shtrat të sheshtë krahas skanerit normal shumëfletësh Canon.

Produktivitet më i lartë
Duke u lidhur me skanerët Canon me shpejtësi të lartë, skaneri Flatbed Scanner Unit 101 mundëson rritjen e produktivitetit. Shpejtësitë e larta të skanimit me më pak se 3 sekonda për një faqe A4, ju kursejnë 50% më tepër kohë krahasuar me shumë skanerë të tjerë konkurrues me shtrat të sheshtë. Mund të skanoni deri në madhësi dokumentesh zyrtare (216 x 356 mm) ose dhe të vogla, si pasaporta apo kartëvizita; ideale kur ju duhet të skanoni një sërë dokumentesh sa më shpejt dhe pa shpenzime.

Skanim i hapur, i lehtë
Modaliteti i veçantë i kushtëzimit të dritës së mjedisit ju garanton të njëjtën cilësi të lartë të imazheve, pavarësisht nëse kapaku i skanerit është i hapur ose i mbyllur. Kjo veçori rrit së tepërmi produktivitetin kur ju duhet të skanoni shpejt volume të mëdha materialesh.

Cilësi mbresëlënëse e figurës
Për cilësi të jashtëzakonshme të figurës skaneri me shtrat të sheshtë ofron rezolucion të lartë pamor 1200 dpi. Ai përfiton gjithashtu nga një sërë veçorish të përpunimit të figurës që ofrojnë skanerët për dokumente të serisë DR, si p.sh. njohja automatike e ngjyrave, rregullimi automatik i madhësisë, drejtimi i imazhit dhe njohja e drejtimit të tekstit. Thjesht vendosni dokumentin në shtratin e sheshtë dhe lini skanerin të kryejë punën, duke dhënë rezultate të përsosura të imazheve, skanim pas skanimi.

Skanim dyfish i dokumentit
Ndërfaqja e përsosur mes skanerëve Canon të serisë DR dhe skanerit Flatbed Scanner Unit 101 ju mundëson skanimin në një veprim të vetëm, si nga fletëmbajtësi, ashtu edhe nga shtrati i sheshtë. Përdoruesit mund t'i organizojnë dokumentet e tyre më me efikasitet dhe të jenë më produktivë duke skanuar shumë formate në një skedar dokument të vetëm.

Kredenciale të gjelbra
Skaneri Flatbed Scanner Unit 101pajtohet me standardin ENERGY STAR, duke kërkuar më pak energji për të punuar dhe duke ulur kostot.


* Skaneri fakultativ Flatbed Scanner Unit 101 përputhet me skanerët imageFORMULA DR-2010C, DR-2510C, DR-3010C, DR-4010C, DR-6010C, DR-6050C, DR-7550C dhe DR-9050C.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Skanerë të përshtatshëm
DR-2010C
DR-2510C
DR-4010C
DR-6030C
DR-6050C
DR-7550C
DR-9050C
Programi
CapturePerfect
CapturePerfect SDK
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image