I gjithanshëm, i sigurtë, intelegjent. DR-5010C rrit shpejtësinë e rrjedhës së punës dhe rrit produktivitetin me skanime me ngjyra tepër të shpejta, me cilësi të lartë me ngjyra , shkallëzim gri dhe bardh e zi.
|
Skanime tepër të shpejta Me të njëjtën shpejtësi të lartë për skanime në bardh e zi, me shkallëzim gri dhe me ngjyra, produktiviteti do të rritet shumë. Sensori i përparuar CMOS 3-line i Canon ka përshpejtuar skanimin me ngjyra. Të dhënat mund të shpërndahen elektronikisht në rrjetin e kompanisë ose nëpërmjet email, duke kursyer kohën dhe ulur shpenzimet. Paketa dokumentash mund të skanohen për shpërndarje të menjëhershme automatike me email me një veprim të shpejtë dhe të thjeshtë.
I gjithanshëm dhe fleksibël DR-5010C përpunon të gjith dokumentat pa probleme, nga faqe të mëdha A3 poshtë deri në kartat më të vogla. Plastikë, karton, letër e trashë dhe bile edhe shumë e hollë nuk parashtron probleme, falë shtegut special të drejtë të letrës, i cili është i integruar si shtesë përveç shtegut U të letrës.
Skanim i sigurt Megjithëse mekanizmi i ushqimit dyfish garanton ushqim të sigurtë me dokumenta, një seri karakteristikash të tjera do të thotë që ju mund të besoni në skanime automatike pa ndërprerje. Orientim teksti, Zbulim Automatik i Madhësisë së Faqes, Korigjim i Shtrembërimeve dhe Kapërcimi i Faqeve Boshe japin rezultatet që ju doni, pa shpenzuar kohë duke pritur pranë skanerit. Një sistem i ri ‘Rivendosje e Shpejtë’ rifillon me shpejtësi skanimin pas ç'do gabimi.
Kualiteti më i lartë i skanimit Kapje e shumicës së detajeve më të ndërlikuara të imazheve me një rezolucion optik deri në 600 dpi. Sensori CMOS 3-line rrit cilësinë e ngjyrës duke elemiuar gjithashtu problemin e njollosjes së ngjyrave. Një funksion special 3D korigjimi ngjyre riprodhon me besnikëri informacionin e ngjyrës. Përsos lexueshmërinë e dokumentave të vështirë për tu skanuar me tekst të zbehtë ose text ose sfond të errët me përmirësim teksti dhe funksione kontrasti bardh e zi. Një funksion i 'heqjes së vrimave të hapura ' automatikisht zbardhon pikat e zeza kur skanohen dokumenta të ruajtura në dosje.
Softuer i jashtëzakonshëm dhe kursyes kohe DR-5010C është i lidhur me softuer CapturePerfect, i cili sjell gjithanshmëri në një seri të gjerë aplikimesh, duke optimizuar gjithashtu cilësinë e imazhit dhe thjeshtësinë e përgjithshme të përdorimit. Shtimi i Adobe® Acrobat® Standard ju lejon juve të krijoni skedar PDF tekst-kërkues për arkivim dhe shpërndarje.
Stampuesit Opsional Shto të dhëna tek dokumentat e skanuara me stampuesin opsional 50F të Canon për printime të anës së përparme - ose stampues opsional 50B për printime të anës së prapme. Teknologji stampimi unike printon imazhe bitmap si firma, vula dhe marka në të zezë, të kuqe ose të purpurtë. Numra, emra të koduar, data dhe orare gjithashtu mund të shtohen, duke garantuar që të gjitha dokumentat e skanuara mund të kontrollohet dhe vërtetohet plotësisht. Ju lutemi vini re, stampuesi opsional nuk është i disponueshëm deri në 1 Nëntor 2005.
|