Ngjyra 24-bit Dupleks & suport për shkallëzim gri 256-nivele
Skanim Simpleks/dupleksderi në B4
Skanim Folio nga përmasat B4 deri në A3
Panel skanimi me monitor, i lehtë në përdorim
Ndërfaqe dyfishe me SCSI 3/USB2.0
Softueri i bashkëlidhur: drajverA ISIS™, TWAIN, CapturePerfect
|
SHPEJTËSI SKANIMI TË LARTË DR-3080CII siguron opsione të ndryshme skanimi. Dokumenta tekstual standart mund të skanohen në regjimin Bardhë & Zi (Binar) me shpejtësi deri në 40ppm (ose 80 imazhe për minut kur kemi dupleks). Nëse një dokument përmban fotografi, Shpërndarje Gabimi ose regjimi i Shkallëzimit Gri me 256-nivele jep rezultate më të mira. Përveç kësaj, DR-3080CII ofron një regjim me ngjyra 24-bit për skanim simpleks ose dupleks. Teknologjia novative përkrah rendimet të shpejtë nëse ju po skanoni me ngjyra ose me shkallëzim gri.
I THJESHTË, OPERIM I LEHTË NË PËRDORIM Një ekran ‘paneli skaneri’ në një monitor mundëson operim të shpejtë dhe të thjeshtë, duke i lejuar përdoruesve të ndryshojnë cilësime nëpërmjet këtij paneli operimi virtual, edhe për ndarje paketash. Kur dokumentat simpleks dhe dupleks përzihen në një grumbull, një funksion ‘kapërcimi i fletës boshe’ zbulon aotomatikisht dhe skarcon faqet bosh. Karakteristika të tjera për përdorim të thjeshtë përfshijnë deri në 20 cilësime sipas preferencave të përdoruesve dhe një funksion ndëhmës praktik.
KOHË-KURSYES, REGJIM PARA-SKANIMI Një regjim unik ‘para-skanimi’ përmirëson operimin dhe kursen kohën kur skanohet një tufë dokumentash. Kur shikoni imazhin e faqes së parë në monitor ju mund të rregulloni shkëlqimin dhe kontrastin dhe të shikoni rezultate të menjëherëshme (ndryshe nga funksioni i shikimit paraprak). Ky cilësim më pas është aplikuar në pjesën tjetër të tufës, pa patur nevojë të riskanohet faqja e parë. Kjo punon edhe kur skanohet në regjimin bardh & zi (binar).
TRAJTIM PRODUKTIV I LETRËS Aftësia tepër e vlerësuar e ushqimit me dokumenta e DR-3080CII garanton që ju gjithmonë të përfitoni nga ushqimi i qëndrueshëm, fleksibël dhe i sigurtë me letër, me skanim simpleks/dupleks për të gjitha përmasat deri në B4. DR-3080CII gjithashtu është i pajisur me funksionin Folio, i cili ka aftësinë të skanojë edhe dokumenta të mëdha (ndërmjet përmasave B4 dhe A3). Ju thjeshtë përthyeni dokumentin tuaj përgjysëm dhe vendoseni atë në skaner. DR-3080CII do të skanojë më pas të dy krahët e dokumentit të përthyer dhe do të kombinojë të dy krahët në një imazh të vetëm.
LEXUESHMËRI E PËRMIRËSUAR PËR TEKST TË ZBEHTË DR-3080CII është i pajisur me Përmirësim të Përparuar të Tekstit për përsosjen e imazheve bardh e zi. Përmirësimi i Përparuar i Tekstit rrit ndjeshëm cilësinë e skedarëve të imazheve të përfituara në kushte jo të mira, siç janë ato të dokumentave me sfond me ngjyra, me shkronja me ngjyra të zbehta, ose dokumenta të plotësuara me laps.
SERI APLIKIMESH TË SHUMËLLOJSHME Softueri i bashkëlidhur për DR-3080CII përfshin drajverat ISIS™, TWAIN dhe CapturePerfect për Windows® 98/ME/NT/2000/XP.
|