DR-2020U i thjeshtë për t'u përdorur ofron skanime nga të dy anët me shpejtësi të lartë dhe të përballueshme për përdoruesit e vegjël dhe të zyrave në shtëpi dhe gjithashtu për departamentet e korporatave të biznesit – pa kompromis në cilësi ose karakteristika. Një skaner kompakt me një skicim tërheqës, të zgjuar dhe të zi, DR-2020U jepet i pajisur me tre opsione fleksibël të skanimit që e bën ideal për trajtimin e një sfere të gjërë të llojeve të dokumentit - nga një grup i madh faturash ose raportesh te librat, rregjistrat delikatë të arkivit dhe kartat e biznesit të klientit.
Skanim me shpejtësi të lartë Rrisni prodhueshmërinë, me skanim nga të dy anët me shpejtësi të lartë që funksionon me të njëjtën shpejtësi pavarësisht nëse dokumentet tuaja janë bardhë-e-zi ose me ngjyrë. DR-2020U është i aftë të skanojë deri në 20 faqe për minutë ose 40ipm (në 200dpi) kur përdoret mbushesi automatik i dokumentit.
Cilësi e përmirësuar e imazhit Karakteristika e imazhit të përparuar siguron rezultatet me cilësi më të lartë, me karakteristika si Heqja e Vendit të Vrimave, Zbulimin Automatik të Madhësisë, Deskew dhe Përmirësim i Përparuar i Tekstit, duke siguruar se imazhet shumë të qartë janë prodhuar në mënyrë të vazhdueshme me një madhësi të zvogëluar të skedarit, për përpunim më të shpejtë. Raportet me Ngjyra dhe fotografi mund të kapen në mënyrë të përsosur gjithashtu me saktësi të jashtëzakonshme duke përdorur teknologjinë moderne të Canon të sensorit të imazhit me 600dpi dhe përpunimin 3-Dimensional të Korrigjimit të Ngjyrës.
Opcione skanimi fleksibël Për fleksibilitet maksimal, përdoruesit mund të vendosin deri ne 50 fletë në mbushësin automatik të dokumenteve ose duke kopjuar me dorë duke përdorur skanerin me shtrat të sheshtë. Për më tepër, ekziston një lexues i dedikuar i kartës së biznesit që mund të mbajë deri në 15 karta për konvertimin e shpejtë të grupit të informacionit të kontaktit të biznesit.
Përdorim i thjeshtë me një prekje Edhe përdoruesit që nuk kanë njohuri për skanimin do t'a gjejnë DR-2020U si jashtëzakonisht të shpejtë dhe të thjeshtë për t'u përdorur. Paneli i kontrollit intuitiv për përdoruesin ka 3 butonë të ilustruar për ekzekutimin e shpejtë dhe të efektshëm me ‘një prekje’ të detyrave të zakonshme të skanimit, të tilla si skano-për-në-email, skano-për-në-dosje dhe skano-për-në-printer. Softuer CaptureOnTouch i Canon thjeshtëzon skanimin edhe më tej, duke zvogëluar gabimet dhe duke kursyer kohë të vlefshme.
Përdorime të fuqishme E përfshirë me DR-2020U është një paketë softueri e përgjithshme dhe fleksibël, e mbushur plot me vegla për kapjen e efektshme dhe me rendiment të dokumentit, redaktimin, arkivimin dhe administrimin. Përdoruesit tani gjithashtu mund të dërgojnë fotografi dhe imazh drejtpërdrejt në Microsoft SharePoint ose përdorime të tjera duke përdorur softuerin e përfshirë PaperPort. Program kompjuterik tjetër i dhënë është CapturePerfect 3,0, BizCard, Nuance OmniPage dhe eCopy PDF Pro Office të Canon.
Rendimet energjitik për kursimin e parave DR-2020U është në përputhje me Energy Star dhe gjithashtu mund të ndizet ose fiket automatikisht me PC ku është lidhur.
|