Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për zyra > Produkti juaj > Skanera dokumentash me shpejtësi të lartë > CD-4070NW

Canon CD-4070NW
Skanera dokumentash me shpejtësi të lartë

Produktet e arkivuara

CD-4070NW përshpejton rrjedhën tuaj të punës me skanime të shpejta me ngjyra, mono ose shkallëzim gri, regjistrimi i dokumentave të skanuar në CD-Rs dhe një arkiv i integruar i cili mundëson kërkim të shpejtë me një shfletues Interneti.

Karakteristikat

  • Skanim i shpejtë i dokumentave mono, me shkallëzim gri & ngjyra
  • Furnizim i besueshëm: pranon çeqe bankash deri në përmasa B4
  • Panel me prekje me rezolucion të lartë 8.4
  • Skedarë PDF të kërkueshëm
  • Regjistrim CD-R i shpejtë
  • Skano në një PC të lidhur në rrjet
  • Kërkim në largësi dhe tërheqje
Informacione të mëtejshme



Skanim i shpejtë, duke përfshirë ngjyra
Me CD-4070NW, shpejtësitë e skanimit për imazhe bardhë e zi lëvizin nga 42 faqe për minut në regjim Simpleks dhe 85 imazhe për minut në regjim Dupleks. Dokumentat mund të skanohen me shpejtësi në regjim shkallëzimi gri ose të përzier – ose faqet e para mund të skanohen përsosmërisht me ngjyra.

Furnizim i sigurt
Një mekanizëm për furnizim me letra me preçizion të lartë manovron një shumëllojshmëri përmasash nga çeqe bankash në faqe B4, ose edhe formularë të printuar në letër të ndjeshme ndaj shtypjes.Imazhet mund të përsosen me lehtësi. Përmirësimi i Përparuar i Tekstit garanton siguri me dokumenta të vështirë për tu skanuar, largimi i ngjyrave rrit saktësinë OCR, dhe ka gjithashtu edhe zbulim të faqeve boshe.

Skedarë PDF të kërkueshëm
Kur skanohen dokumenta si skedarë PDF, ju mund të aplikoni OCR dhe ta keni të gjithë tkestin të futur në një skedar, duke ju mundësuar juve të kërkoni për të gjitha faqet deri edhe fjalë të veçanta. Një cilësim komprimimi i lartë është i përfshirë për të mbajtur të menaxhueshëm madhësinë e skedarëve.

Panel me prekje
Një panel me prekje 8.4 inch me rezolucion të lartë sjell thjeshtësi të vërtetë për çdo operim. Monitori i qartë gjithashtu e bën të thjeshtë për të shikuar paraprakisht dhe kontrolluar imazhet e dokumentave.

Regjistrim CD-R i shpejtë
Mundësitë 52 x lexim/shkrim dhe shkrimi track-at-once garanton që CD-R-të mund të lexohen në një seri të gjerë folesh CD.Operimi pa ndërprerje është i mundur pa ndërprerje gjatë përpunimit, me CD-R-të shtesë të regjistruara sa herë që nevojiten.

Konfigurim i përshtatshëm
Dokumentat mund të organizohen në kabinete ose dosje për arkivim të lehtë dhe korigjim të shpejtë, me aftësinë për ruajtur konfigurimet si shabllone për ripërdorime në CD-Rs pasues. Fonksioni automatik i fjalëve kyçe lejon që të dhënat të ekstraktohen automatikisht nga një zonë specifike të një dokumenti të ushqyer, nëpërmjet OCR - e cila identifikon shenja të ndryshme duke përfshirë karaktere MICR.

Skano në një PC të lidhur në rrjet
Kur është lidhur në rrjetin e zyrës suaj CD-4070NW mund të përdoret për të skanuar dokumenta në një dosje në rrjet, duke lejuar që dokumentat të shpërndahen pa patur për tu regjistruar në një CD-R. Dokumentat e skanuara mund të dërgohen gjithashtu me e-mail tek individëd ose grupe, thjeshtë duke zgjedhur adresat e regjistruara në CD-4070NW.

Kërkim në largësi dhe tërheqje
Duke përdorur një ndërfaqe të thjeshtë web browser, përdoruesit e rrjetit mund të kërkojnë, të shikojnë dhe të transferojnë dokumenta të ruajtura në hard disc drive. Kërkime me funksionin e kërkimit të plotë të tekstit janë të shpejta si drita, me skedarë të kërkueshëm me fjalë kyçe, me emra skedari, tipe skedari, datë, direktori ose çdo fjalë në tekst.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Softuera & Drivera
Broshura
Informacion përkatës
Zgjedhjet tuaj dhe shërbimet
Programi
CapturePerfect
CapturePerfect SDK
  © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit