Performancë optike superiore Duke përdorur një lente me zmadhim fuqie 26x Genuine Canon me zmadhim digjital 12x, VB-C50i prodhon imazhe nga afër me detaje të shkëlqyera, duke siguruar një nivel të lartë vëzhgimi nga një distancë. Kamera ka një mekanizëm me kontroll të largët Panoramik dhe Anësor me një panoramë në gjerësi 200° dhe pjerrësi 120°. Ai gjithashtu ofron Regjimin me infrakuqe për natën që është në gjendje që të kapë imazhe bardhë e zi në kushtet me dritë të dobët dhe madje dhe në errësirë të plotë.
Kapje video me cilësi të lartë me transmetim të qetë në rrjet
Kamera është në gjendje që të kapë video me deri në 25 kuadre për sekondë (kur e lejon bandwidth) dhe ka një 400K piksel CCD për video të qetë me cilësi të lartë. Cilësia e videos dhe norma e kuadreve mund të vendosen lirisht për t'u përshtatur me bandwidth në rrjet, duke prodhuar imazhe natyrale, të gjallë. Një rezolucion i lartë 768 x 576 mundëson një imazh të madh të qartë pa ndonjë humbje detaji. Plus imazhet e transmetuara mund të arrijnë audiencën më të gjerë të mundshme - deri në 50 përdorues në të njëjtën kohë - ndërsa akoma jep një pamje të pastër dhe të qartë.
Kompakt, fleksibël dhe i lehtë për përdoruesin
Edhe kamera edhe serveri janë në një njësi kompakte të vetme duke mundësuar vëzhgim modest me rendiment të lartë. Për më shumë, instalimi i kamerës së rrjetit është tepër i thjeshtë. Vetëm dy lidhje kërkohen për të filluar video streaming direkte - një furnizim me energji dhe një lidhje te LAN juaj ekzistues. Rezultati përfundimtar është një zgjidhje kamera për rrjet Të-Gjitha-në-Një që mund të konfigurohet menjëherë, duke ofruar kontroll të plotë, fleksibël të thjeshtë dhe ndërveprues për përdoruesit.
Funksione të avancuara për të rritur rendimentin
Softueri i kontrollit nga larg siguron funksione të plota të Panoramës/Pjerrësisë/Zmadhimit - ose me anë të një kompjuteri ose me platforma me hapësin e Java (d.m.th. Mac, UNIX). Një Regjim i Imazhit Panoramik lejon një seri imazhesh të palëvizshme që të grumbullohen për të krijuar një pamje të plotë panoramike, e cila mund të përdoret për të vendosur limitet PTZ. Një sinjal audio mund t'i shtohet transmetimit direkt thjesht duke bashkëngjitur një modul shtesë ekstra te kamera VB. Zbulimi i Lëvizjeve dhe Ndjekja Automatike i bëjnë të mundur kamerës që të panoramojë dhe pjerrësojë sapo të zbulohet lëvizja, duke kapur automatikisht çdo lëvizje. Kamera po ashtu mund të konfigurohet që të dërgojë një njoftim me email për të aktivizuar ndriçimin e sigurisë me shumë energji kur zbulohet lëvizje.
|