Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera fotosh profesionalë > PIXMA Pro9000 Mark II

Canon PIXMA Pro9000 Mark II
Printera fotosh profesionalë

PIXMA Pro 9000 Mark II

Zgjeroni horizontet tuaja me madhësi printimi deri në A3+ dhe 14x17”. Arrini printime profesionale me ngjyra dhe monokrome në një sërë mediash të ndryshme – PIXMA Pro9000 Mark II ka rezultate më të mira, më të shpejta.

Karakteristikat

  • Printoni nga 10x15 cm deri në A3+ dhe 14” gjerësi
  • Mbështetje për letra me shkëlqim, mat, arti dekorativ, kanavace dhe stende
  • 8 bojëra për spektër ngjyrash të gjerë
  • 16 bite për kanal
  • Printime monokrome të mrekullueshme
  • Adobe PS Elements 6.0
  • Cilësi printimi FINE
  • Korrigjim i dritës së ambientit
Printeri i fotove me cilësi profesionale A3+ – arrin rezultate më të mira, më të shpejta.



Printim profesional deri në printime të gjera A3+ & 14"
PIXMA Pro9000 Mark II ju lejon të prodhoni printime të detajuara, vibrante në një sërë madhësish nga 10x15 cm deri në media të gjera A3+ dhe 14” - të përkryera për ekspozime.

Liri për letrën
PIXMA Pro9000 Mark II ju lejon të printoni në një sërë letrash Canon me shkëlqim, mat dhe arti dekorativ. Në mënyrë alternative zgjidhni nga një numër lloje letrash të palëve të treta nga më të mirët në treg si Hahnemuhle, Innova, Arches, Canson & Pictorico - liri e plotë për llojin e letrës, të gjitha nga i njëjti printer. Në sajë të drejtimit të sheshtë të printimit, është e mundur të printoni në letër stende ose kanavace deri me trashësi 1,2 mm.

8 bojëra për spektër ngjyrash të gjerë
Me 8 njësi boje të ndara, duke përfshirë bojërat e kuqe dhe jeshile, një sërë bojërash mund të riprodhohen. Njësitë e bojërave të përshtatshme, të zëvendësueshme individualisht, të ndara nga njëra-tjetra minimizojnë mbetjet dhe ulin kostot.

Cilësi printimi FINE dhe 16 bite për kanal
Koka e printimit FINE nga Canon përbëhet nga proces i plotë fotolitografie, e papërzier, e cila mundëson vendosje të saktë dhe kontroll të çdo pike boje individuale dhe një rezolucion të lartë prej 4800x2400 dpi. Rezultati është printime mjaft të detajuara, pa kokrriza. Printimi 16 bite për kanal krijon shkallëzime tonale më të lëmuara me ngjyra dhe monokrom dhe ju mundëson të përfitoni më shumë nga imazhet tuaja 16 bitëshe.

Printime monokrome të mrekullueshme
Për fotografi të bukura klasike bardhë e zi një regjim printimi monokrom i dedikuar dhe rregullim toni i avancuar i butë/i ngrohtë, i disponueshëm duke përdorur Easy-PhotoPrint Pro Plug-in, arrin shkallëzime tonale të imëta. Motori i rafinuar i printimit gjithashtu siguron cilësi dhe shpejtësi kur printohet me ngjyrë gri.

Adobe PS Elements 6.0 dhe Easy-PhotoPrint Pro Plug-in përfshihen
Për modifikim të efektshëm fotosh, Adobe Photoshop Elements 6 vjen me Canon Easy-PhotoPrint Pro Plug-In, për Photoshop* ose Digital Photo Professional, i cili ju lejon të paraqisni shumë imazhe dhe të rregulloni cilësimet e printimit të gjitha nga një ekran.

Korrigjim i dritës së ambientit
Veçoria Korrigjimi i dritës së ambientit* automatikisht korrigjon tonet e ngjyrave të printimit për interpretim të saktë të ngjyrave në kushtet e dritës nën të cilat do të shfaqet.

*Vetëm Windows Vista

 Printoje këtë faqe 

  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit