spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > i-SENSYS Printera lazer > i-SENSYS LBP7660Cdn spacer image spacer image
spacer image

Canon i-SENSYS LBP7660Cdn
i-SENSYS Printera lazer

Duke inkorporuar produktivitetin maksimal me efektshmërinë e energjisë, i-SENSYS LBP7660Cdn djell lehtësinë e printimit lazer më ngjyra te grupet e ngarkuar me punë.

Karakteristikat

  • Printim lazer 20 fnm me ngjyra dhe mono
  • Rezolucioni i printimit 9600 x 600 dpi
  • Kujtesë standarte 768 MB
  • Panel intuitiv i përdorimit
  • Ndihmë për PCL5c/6 dhe Adobe® PostScript opsional
  • Gigabit Ethernet
  • Efikas në energji
  • Zëvendësim i thjeshtë i kutisë së bojës
Rendiment i jashtëzakonshëm dhe cilësi e ngjyrës për biznesin tuaj.



Lazer me ngjyra me rendiment të lartë
Maksimizoni produktivitetin brenda grupeve të ngarkuar me punë me këtë printer lazer me ngjyra plot stil. Aq kompakt sa të qëndrojë në tryezë, u jep përdoruesve lehtësinë e një printeri pranë që jep printime me cilësi profesionale shpejt – 20 faqe në minutë si me ngjyra, ashtu edhe mono. Teknologjitë Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë të Canon gjithashtu nënkuptojnë se ka pak kohë pritje për dokumentet.

Cilësi profesionale e printimit
Për prodhim me cilësi të lartë i-SENSYS LBP7660Cdn ka një rezolucion printimi 9600 x 600 dpi që përmirësohet me Rafinimin automatik të imazhit për një përfundim të përkryer në çdo printim. Printeri shoqërohet me 768 MB kujtese si standard, duke i dhënë aftësinë për të trajtuar dokumente dhe grafikë të mëdhenj, të ndërlikuar, si dhe kërkesat e printimit në rrjet.

I lehtë për t'u përdorur
Edhe përdoruesit e rinj do të shohin se ky printer lazer me ngjyra është i thjeshtë për t'u përdorur. Ekrani intuitiv LCD me 5 rreshta e bën të thjeshtë konfigurimi dhe kalimin përmes cilësime të ndryshme në pajisje.

Lidhje të gjithanshme
i-SENSYS LBP7660Cdn integrohet në mënyrë të përkryer në përdorimet e biznesit tuaj nëpërmjet ndihmës së tij për printimin standard të industrisë PCL5c/6 dhe Adobe® PostScript opsional. Me lidhjen e integruar Gigabit Ethernet mund të trajtojë gjithashtu barrën kërkuese të punës, për të siguruar rendimentin optimal të rrjetit.

Rendiment energjitik për kursimin e parave
Efektshmëria e shkëlqyeshme e energjisë së i-SENSYS LBP7660Cdn do të thotë se mund të shkurtoni kostot – si dhe ndikimin tuaj mbi mjedisin. I pajtueshëm me Energy Star, konsumon vetëm 1,0 vatë energji në modalitetin e fjetjes dhe ka një shifër të ulët të Konsumit tipik të energjisë (TEC), 0,9 kWh, për t'a bërë atë një nga më të efektshmit në kategorinë e tij. Me printimin automatik nga të dyja anët, mund të pakësoni përdorimin e letrës, jo vetëm duke kursyer para, por gjithashtu duke mbajtur mjedisin më parasysh.

I thjeshtë për t'u administruar
Me një kuti boje me ngjyrë Të-Gjithë-Në-Një me kosto të efektshme – që përmban tonerin, fishekun dhe njësitë e pastrimit – printeri është praktikisht pa mirëmbajtje. Kutia e bojës zëvendësohet lehtësisht brenda disa sekondash, duke mos lënë asnjë rrëmujë. Duke përdorur një kuti boje lazer autentike Canon mund të siguroheni se printeri juaj është si i ri.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image