spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > i-SENSYS Printera lazer > i-SENSYS LBP6200d spacer image spacer image
spacer image

Canon i-SENSYS LBP6200d
i-SENSYS Printera lazer

i-SENSYS LBP6200d

Me printimin automatik nga të dyja anët, ky printer kompakt lazer është një shtesë e mrekullueshme për shtëpinë ose zyrën e vogël. Përfitoni nga printimet pa nevojë për mirëmbajtje dhe një sërë karakteristikash të kursimit të energjisë dhe kohës.

Karakteristikat

  • Dizajn që kursen hapësirë
  • 25 fnm, 6 sekonda Koha e Printimit të Parë
  • Printimi automatik nga të dyja anët
  • Efikas në energji
  • Funksionimi i qetë
  • Fisheku Të Gjithë Në Një për funksionimin pa nevojë për mirëmbajtje
Printeri kompakt lazer automatik nga të dyja anët për përdorimin personal



Kompakt dhe që kursen hapësirën
Ky printer mono lazer që kursen hapësirën dhe i përballueshëm është i përsosur për përdorimin përsonal - në shtëpi ose në një zyrë të vogël. Ai paraqet aftësi të printimit automatik nga të dyja anët, por është gjithsesi jashtëzakonisht kompakt, duke u përshtatur në mënyrë të volitshme edhe ne tryezën më të vogël.

Performancë produktive
Shfrytëzoni shpejtësitë personale të printimit lazer prej 25 fnm. Teknologjitë Printimi i Parë i Shpejtë të Canon sigurojnë rifillimin e shpejtë nga modaliteti i fjetjes dhe pajisja ka një kohë ngrohje të shpejtë prej thjesht 10 sekonda nga ndezja. Dhe me një Kohë të Printimit të Parë prej thjesht 6 sekonda, afatet do të përmbushen gjithnjë.

Printimi automatik nga të dyja anët
Shtoni një nivel shtesë profesionalizmi duke printuar automatikisht në të dyja anët e një dokumenti - dhe kurseni letër në të njëjtën kohë.

Cilësi e jashtëzakonshme lazer
Jep tekstin më të mprehtë e më të gjallë dhe grafikët më të hollësishëm falë një rezolucioni të printimit prej deri në 2400 x 600 dpi me Rafinimin Automatik të Imazhit. Toneri ynë MS (Magnetik Sferik) është krijuar posatçërisht për të dhënë rezultatin më të mirë printim pas printimi.

Efikas dhe i qetë
Ky printer efikas në energji përdor vetëm 1,4 wat në modalitetin e fjetjes. Një çelës i energjisë i volitshëm nga përpara e bën të thjeshtë fikjen, duke shkurtuar kostot e energjisë edhe më tej. Falë dizajnit unik të motorrit pa ventilator, i-SENSYS LBP6200d është i heshtur në pritje dhe jashtëzakonisht i qetë gjatë funksionimit - në mënyrë që të përqëndroheni në punën tuaj pa ndërhyrje.

Fisheku Të Gjithë Në Një
Fisheku i riciklueshëm Të Gjithë Në Një siguron funksionimin pa nevojë për mirëmbajtje dhe prodhimin e vazhdueshëm me cilësi të lartë. Zëvendësoni fishekun kompakt brenda disa sekondash - që përmban tonerin, cilindrin dhe njësitë e pastrimit - me një Fishek të Vërtetë Lazer Canon dhe printeri juaj është si i ri.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image