Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera lazer > i-SENSYS LBP5360

Canon i-SENSYS LBP5360
Printera lazer

iSENSYS LBP5360

Me mbështetje PCL, printime rrjeti dhe printim automatik nga të dyja anët si standard këto specifikime të larta, printer lazer me ngjyra kompakt jep dalje të shpejta dhe profesionale për shumicën e kërkesave të grupeve të punës

Karakteristikat

  • Printer lazer me ngjyra: 21 ppm me ngjyra & mono
  • Dyfishim automatik si standard
  • I gatshëm për rrjet - mbështetje PCL5c/6 & UFR II*
  • Koha e printimit të faqes së parë në 10 sekonda
  • Printim 9600x600dpi
  • Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
  • Memorie standarde 128MB, opsionale hard disk 20GB
  • *Gjuhë printimi e Canon-it
Printer lazer me ngjyra i shpejtë me PCL, rrjet dhe dyfishim-automatik si standard



Performanë profesionale dhe produktive
Ky printer lazer me ngjyra kompakt dhe i fortë jep dokumenta me cilësi të lartë me shpejtësi dhe pa zhurma - me një shpejtësi printimi prej 21 faqesh për minut me ngjyra dhe mono dhe një kohë printimi të faqes së parë prej 10 sekondash.

Printim automatik nga të dyja anët i integruar

Printimi i përshtatshëm automatik nga të dyja anët i integruar ju lë juve të krijoni dokumenta me pamje profesionale me lehtësi duke shkurtuar në shpenzimet e letrës.

I gatshëm për rrjet me mbështetje praktike PCL

Karta e integruar e ndërfaqes së rrjetit dhe Ndërfaqia e Largët e Përdoruesit e bën këtë printer lazer me ngjyra ideal për ndarje përme një rrjeti. Mbështetja PCL5c/6 siguron integrim të përsosur në ambjentet ekzistuese PCL. UFR II - teknologjia jonë korrekte e gjuhës së printerit - siguron shpejtësi përpunimi superiore për dalje të shpejtë të dokumentave.

Printim i Shpejtë i Faqes së Parë, kohë ngrohje zero

Përfito nga performanca e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë me kohë ngrohje zero nga regjimi i përgjumur sa herë që ju keni nevojë të printoni. Teknologjia jonë e Ngjyrave Sipas Kërkesës e cila e bën këtë të mundur gjithashtu mundëson efikasitet të energjisë dhe operim pa zhurmë. E kombinuar me S-Toner-in tonë sipas kërkesës dhe teknologjisë kontrolluese, i-SENSYS LBP5360 ofron ngrohje zero, pa pritje dhe printim të shpejtë nga regjimi i përgjumur.

Cilësi profesionale printimi

Rezolucioni i përmirësuar i printimit 9600 x 600dpi jep dalje lazer profesionale me cilësi të lartë. S Toneri superior siguron ngjyra të gjalla dhe me kontrast si dhe tekste të mprehta për të gjithë punën tuaj.

Kuti boje me ngjyra Të-Gjitha-në-Një

Kuti boje me kosto efikase dhe Të-Gjitha-në-Një reduktojnë kërkesat e mirëmbajtjes dhe sigurojnë dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendëso kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte "i ri".

Memorie e madhe plus hard disk opsional

Printeri ka një memorie standarde 128MB, e zgjerueshme deri në 384MB. Një hard disk 20GB është i disponueshëm për grupe pune sipas kërkesës duke trajtuar printime të rëndësishme në rrjet dhe skedarë të mëdhenj printimi.

Trajtim i avancuar i letrës

Një kapacitet maksimal letre prej 850 fletësh manovron punën e ambjenteve më të zëna të printimit. Kjo përbëhet nga një kasetë 250-fletëshe dhe një sirtar me shumë qëllime me 100 fletë si standard - plus një kasetë opsionale me 500-fletë. Printo në një diapazon madhësishë deri në A4.

Ndërveprueshmëri e gjithëpërfshirëshme

i -SENSYS LBP5360 është i ndërveprueshëm me Windows. Gjithashtu ofron mbështetje për versione në Anglisht të Mac dhe Linux, të shpërndara nëpërmjet web-it.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit