Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera lazer > i-SENSYS LBP5100

Canon i-SENSYS LBP5100
Printera lazer

Produktet e arkivuara

i-SENSYS LPB5100

Kompakt, i qetë dhe i lehtë për tu përdorur, ky printer lazer jep dalje me njyra me cilësi të lartë me një shpejtësi mbreslënëse. Shkurtoni shpenzimet e letrës dhe krijoni dokumenta nga të dyja anët me dyfishim automatik të integruar.

Karakteristikat

  • Printer lazer me ngjyra kompakt: 10ppm me ngjyra, 12ppm mono
  • Printim automatik nga të dyja anët i integruar
  • Printim i Shpejtë i Faqes së Parë
  • Rezolucion Printimi 9600x600dpi
  • Kuti boje me ngjyra Të-Gjitha-në-Një
  • Kasetë letre 250-fletëshe, kasetë 250-fletëshe opsionale
  • Printim në rrjet si opsion
Printer lazer me ngjyra profesional dhe kompakt me dyfishim automatik të përshtatshëm të integruar



Printim me ngjyra i shpejtë dhe profesional
Përfitoni nga shpejtësitë e shpejta të printimit prej 10ppm me ngjyra dhe 12ppm në mono me këtë printer lazer me ngjyra kompakt, i qetë dhe i fortë. Ndizeni dhe filloni printimin pothuajse direkt me një Kohë Pritnimi të Faqes së Parë prej afërsisht 20 sekondash. CAPT me ngjyra dhe teknologjitë Hi-SCoA sigurojnë përpunim dhe interpretim të shpejtë printimi, kështu që ju mund të printoni pa pritur.

Printim automatik nga të dyja anët i integruar
Printim i përshtatshëm i integruar automatik nga të dyja anët ju kursen juve kohë dhe para. Shkurtoni shpenzimet e letrës dhe prodhoni më shumë dokumenta dhe broshura me pamje profesionale me lehtësi.

Printim i Shpejtë i Faqes së Parë, kohë ngrohje zero
Përfitoni nga performanca e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë me kohë ngrohje zero nga regjimi i përgjumur sa herë që ju keni nevojë të printoni, falë teknologjisë sonë me ngjyra Sipas - Kërkesës në kombinim me S-Toner-in tonë sipas kërkesës teknologjisë kontrolluese. Për më shumë, teknologjia me ngjyra sipas kërkesës siguron efikasitet në energji dhe operim me qetësi.

Cilësi profesionale printimi
Rezolucioni i përmirësuar i printimit 9600 x 600dpi jep dalje lazer profesionale me cilësi të lartë. S Toneri superior siguron ngjyra të gjalla dhe me kontrast si dhe tekste të mprehta për të gjithë punën tuaj.

Kuti boje me ngjyra Të-Gjitha-në-Një
Kuti boje me kosto efikase dhe Të-Gjitha-në-Një reduktojnë kërkesat e mirëmbajtjes dhe sigurojnë dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendëso kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte "i ri".

Trajtim i avancuar i letrës
Një kasetë letre 250-fletëshe si standard. Një kasetë opsionale 250-fletëshe është e dipsonueshme për printime me volum të lartë. Printo në një diapazon madhësishë deri në A4.

Printim opsional nga rrjeti
Karta opsionale e ndërfaqes së rrjetit NB-C2 me një Ndërfaqe të Largët Përdoruesi (RUI) e transformon i-SENSYS LBP5100 në një printer rrjeti produktiv. I thjeshtë për tu konfiguruar dhe operuar, ai është zgjidhja ideale për grupe të vogla pune që duan të ndajnë resurset e printimit.

Konsruksion elegant dhe vendkursyes
Ky printer lazer me ngjyra elegant dhe vend-kursyes është projektuar për operim të plotë të përparmë. I lehtë për tu vendosur në vendet më të ngushta lejon zëvendësim e kutisë së bojës dhe të letrës pa bezdisje nga pjesa e përparme.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit