Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera lazer > i-SENSYS LBP5050

Canon i-SENSYS LBP5050
Printera lazer

i-SENSYS LBP5050

Impresiononi me dalje profesionale me ngjyra. Ky printer lazer me ngjyra kompakt i ofron përdoruesve personal dhe zyrave të vogla cilësi të mrekullueshme me operim të shpejtë dhe pa zhurma - me një konstruksion komod dhe vend-kursyes.

Karakteristikat

  • Printer lazer me ngjyra personal, me cilësi profesionale
  • 8 ppm me ngjyra, 12 ppm mono
  • Ska pritje me teknologjitë e printimit të parë të shpejtë
  • Rezolucion printimi deri 9600x600 dpi
  • Kuti boje me ngjyra të-gjitha-në-një
  • Pa zhurma dhe efikas në energji
Printer lazer me ngjyra kompakt dhe me cilësi profesionale për zyrën personale



Ngjyra afër dorës
Përfitoni nga printimi profesional me ngjyra me këtë printer lazer me ngjyra profesional. Një konstruksion elegant, vend-kursyes dhe operimi pa zhurma e bëjnë atë partnerin e përkryer të tavolinës.

Performancë kohë-kursyese
Me teknologjitë tona të printimit të parë të shpejtë koha e ngrohjes është zero, kështu që nuk ka pritje të kotë nëse ju dëshironi të printoni. Njësia hidhet në aksion në momentin që nevojitet. Dhe me shpejtësi printimi me ngjyra deri në 8 ppm, nuk ka pritje për përfundimin e punëve të printimit.

Dalje të jashtëzakonëshme me ngjyra
Impresiononi klientët tuaj dhe jepini punës suaj më tepër ndikim me imazhe të mrekullueshme me ngjyra, grafika të theksuara dhe tekst të mprehtë. Përpunimi i imazhit i Canon-it dhe toneri-S sigurojnë dalje me ngjyra me cilësinë më të lartë.

Kuti boje me ngjyra e përshtatëshme të-gjitha-në-një
Thjeshtë zëvendësoni kutinë kompakte të bojës - që përmban toner S superior, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte i ri. Nuk ka merakosje dhe bezdisje. Gjitmonë përdorni kuti boje të mrëfillta Canon për të përfituar nga daljet e vazhdueshme me cilësi të lartë.

Pa zhurma dhe efikas në energji
Falë konstruksionit të pajisjes pa ventilator, ky printer është i qetë në gatishmëri dhe pa zhurma gjatë operimit – kështu ju mund të përqëndroheni në punën tuaj pa zhurmë sfondi çpërqëndruese. Njësia përdor vetëm 5 wat në regjimin e përgjumur duke siguruar efikasitet kursyes shpenzimesh dhe jo të dëmshëm ndaj natyrës.

I thjeshtë për tu koniguruar dhe përdorur
Shijoni konfigurimin dhe operimin tepër të thjeshtë. Drajveri CAPT i printerit i Canon i lehtë për tu përdorur dhe dritarja e statusit të printerit lejojnë kontroll të lehtë të printerit – duke dhënë dalje madhështore me ngjyra kohë pas kohe.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit