Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera lazer > i-SENSYS LBP3460

Canon i-SENSYS LBP3460
Printera lazer

LBP3460

Merrni një zgjidhje të plotë direkt nga kutia për printim lazer me cilësi profesionale. Shpejtësia e printimit prej 33 ppm kombinohet me suport PCL5e/6, rrjet të integruar dhe dupleksim plus një furnizim të madh me letër.

Karakteristikat

  • Printer lazer për volum të madh me 33 ppm
  • PCL 5e/6 e suportuar
  • Rrjet i integruar
  • Njësi duplekse e integruar
  • Cilësia e printimit: 2400 x 600 dpi (e rritur)
  • Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
  • Kapaciteti maksimal prej 850-fletësh
Zgjidhja e printimit me lazer e plotë, me shpejtësi të lartë dhe me cilvsi të lartë



Shpejtësi printimi e rritur
i-SENSYS LBP3460 ofron shpejtësi printimi produktive prej 33 faqesh për minutë. I përkryer për printim me volum të madh dhe përdorim me volum të madh, ai jep rendiment lazer profesional për të gjithë dokumentet tuaja. Teknologjia fiksuese Sipas-Kërkesës e Canon virtualisht eliminon kohën e ngrohjes dhe pritjen. Printimi i parë del vetëm për 8 sekonda ose më pak.

Mbështetje praktike PCL5e/6
Suporti për PCL 5e/6 siguron pajtueshmëri maksimale për ta bvrë këtë printer ideal për përdorim në ambientet e printimit me PCL. Gjuha e printerit UFR II me performancë të lartë nga Canon suportohet po ashtu.

Rrjet i integruar
Ndani burimet e printerit për produktivitet maksimal me rrjetin standard të integruar 100BASE-TX/10BASE-T. Është i thjeshtë për t'u montuar, pvrdorur dhe kontrolluar nga çdo kompjuter i lidhur. Ndërfaqja me shpejtësi të lartë e USB 2.0 përshpejton përpunimin e imazheve ndërmjet PC-së dhe printerit.

Njësi duplekse e integruar
Një njësi duplekse e integruar standarde siguron printim automatik nga të dyja anët me një prekje. Bëjini raportet tuaja që të duken më profesionale dhe kurseni në kostot e letrës në të njëjtën kohë.

Cilësi profesionale printimi
Rezolucioni i printimit 600 x 600 dpi jep rendiment cilësor profesional me lazer. Kjo është e rritur në varësi të ekuivalentit të 2400 x 600 dpi duke përdrorur Teknologjinë e Përmirësimit Automatik të Imazhit Canon. Merni printime të qarta dhe të mprehta për të gjithë punën tua si në tekst, foto ose grafika.

Kuti boje e përshtatshme Të-Gjitha-në-Një
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një të Canon që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri juaj është aq i mirë sa një i ri. Nuk ka rrëmujë apo merakosje për mirëmbajtje - vetëm dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Një kuti toneri me prodhimtari të lartë është gjithashtu e disponueshme e cila u lejon të printoni mbi dyfishin e sasisë së faqeve.

Furnizim i gjithanshëm me letër
i-SENSYS LBP3460 vjen i plotë me një kasetë me 250-fletë plus një sirtar shumë-qëllimësh me 100-fletë - me printim në një sërë formatesh letre për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja. Një kasetë opsionale 500-fletëshe është e dipsonueshme për printime me volum të lartë.

Funksionim i plotë nga paneli i përparmë
Ky printer me stil, i qëndrueshëm dhe vend-kursyes është projektuar për funksionim të plotë nga pjesa e përparme. I lehtë për tu vendosur në vendet më të ngushta mundëson zëvendësim të kutisë së bojës dhe të letrës pa bezdisje nga pjesa e përparme.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit