Printim i shpejtë profesional Ky printer lazer kompakt dhe i fuqishëm nxjerr dokumentet me shumë faqe me një shpejtësi të madhe prej 26 faqesh për minutë. Ju përfitoni nga nxjerrja profesionale me tekste të qartë dhe grafika të pastra, në sajë të rezolucionit të printimit deri në 2400 x 600dpi.
S'ka kohë ngrohje ose pritje Merrini printimet në momentin që ju duhen, pa pritur. Koha e ngrohjes është zero nga regjimi në fjetje në sajë të teknologjisë së rregullimit Sipas Kërkesave - dhe Kohën e Printimit të Parë vetëm prej 6.5 sekondash. Gjithashtu përfitoni nga funksionimi pa zhurmë dhe rendimenti i energjisë i kategorisë së parë, duke konsumuar vetëm 4 watt në regjimin në fjetje.
CAPT – Canon Advanced Printing Technology – rrit shpejtësinë e përpunimit për të maksimizuar efektshmërinë e printimit. Një ndërfaqe grafike e lehtë për përdoruesin siguron hyrje të thjeshtë dhe kontroll të plotë të cilësimeve tuaja të printimit.
Shkurto shpenzimet e letrës Shkurto shpenzimet e letrës dhe prodho dokumente dhe broshura me pamje profesionale me printim automatik të shpejtë nga të dyja anët të integruar.
Furnizim fleksibël i letrës Një kapacitet maksimal letre prej 550 fletësh - që konsiston në një kasetë standarde 250-fletëshe, një kasetë shumëqëllimëshe prej 50-fletësh dhe kasetë opsionale 250-fletëshe - përballon edhe punën e zyrave më të zëna.
Kuti boje e thjeshtë për printer Të-Gjitha-në-Një Kutia e bojës Të-Gjitha-në-Një redukton kërkesat e mirëmbajtjes dhe siguron dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendëso kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte "i ri".
Printim opsional nga rrjeti Shkëmbeni burimet e printerit në të gjithë zyrën tuaj me Ndërfaqen tonë opsionale të rrjetit NB-C2. I thjeshtë për t'u instaluar, ai rrit produktivitetin e printimit - duke u sjellë të gjithë përdoruesve të lidhur përfitimin e printimit të shpejtë profesional direkt nga kompjuterët e tyre.
|