Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera lazer > i-SENSYS LBP3300

Canon i-SENSYS LBP3300
Printera lazer

Produktet e arkivuara

LBP3300

Kjo njësi që zë pak vend dhe e thjeshtë në përdorim siguron rendiment lazer profesional me 21 faqe për minutë - me printim nga të dyja anët, një furnizim fleksibël letre dhe mundësi opsionale për lidhje në rrjet.

Karakteristikat

  • Printer lazer me 21 ppm
  • Njësi duplekse e integruar për printim nga të dyja anët
  • S'ka kohë ngrohje, printimi i parë në 9 sekonda ose më pak
  • Cilësia e printimit: 2400 x 600 dpi (e rritur)
  • Kuti boje për printer Të-Gjitha-në-Një
  • Kasetë me 250-fletë + kasetë opsionale me 250-fletë
  • Opsional për rrjet
Printim lazer me performancë të lartë me rendiment të shpejtë profesional



Shpejtësia që u nevojitet

Ju keni nevojë shpejt për dokumente dhe i-SENSYS LBP3300 ua siguron këtë. Shpejtësia e printimit 21 faqe për minutë siguron që ju të kapni afatet më të ngushta - me rendiment lazer profesional për një përfundim të përkryer.

Printim automatik nga të dyja anët

Një njësi duplekse e integruar standarde siguron printim automatik nga të dyja anët me një prekje. Bëjini raportet tuaja që të duken më profesionale dhe kurseni në kostot e letrës në të njëjtën kohë. Nuk mund të ishte më e thjeshtë

Nuk ka pritje ose shqetësime

Teknologjia fiksuese Sipas-Kërkesës e Canon virtualisht eliminon kohën e ngrohjes dhe pritjen. Printimi i parë del vetëm për 9 sekonda ose më pak. Teknologjia e Avancuar e Printimit nga Canon dhe Arkitektura e Kompresimit Elegante siguron shpejtësi superiore të përpunimit - e plotë me kontroll të thjeshtë të të gjitha cilësimeve të printerit nëpërmjet ndërfaqes grafike të thjeshtë.

Cilësi profesionale printimi

Rezolucioni i printimit 600 x 600 dpi jep rendiment cilësor profesional me lazer. Kjo është e rritur në varësi të ekuivalentit të 2400 x 600 dpi duke përdrorur Teknologjinë e Përmirësimit Automatik të Imazhit Canon. Merni printime të qarta dhe të mprehta për të gjithë punën tua si në tekst, foto ose grafika.

Kuti boje e përshtatshme Të-Gjitha-në-Një

Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës e printerit Të-Gjitha-në-Një të Canon që përmban tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri juaj është aq i mirë sa një i ri. Nuk ka rrëmujë apo merakosje për mirëmbajtje - vetëm dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Një kuti toneri me prodhimtari të lartë është gjithashtu e disponueshme e cila u lejon të printoni mbi dyfishin e sasisë së faqeve.

Furnizim fleksibël i leterës

Kaseta e letrës standarte me 250-faqe përmbush shumë nevoja me një kasetë opsionale me 250-faqe e vlefshme për printime me volum të madh. i-SENSYS LBP3300 printon me një numër të madh formatesh letre për të gjitha kërkesat tuaja.

Opsional për rrjet

Shkëmbeni burimet e printerit në të gjithë zyrën tuaj me Network Board NB-C2 opsionale nga Canon. I thjeshtë për t'u montuar, ai rrit produktivitetin e printimit. USB 2.0 Hi-Speed vjen si standard për të shpejtuar pvrpunimin e imazhit midis kompjuterit dhe printerit tuaj.

Funksionim i plotë nga paneli i përparmë

Ky printer me stil, i qetë vend-kursyes është projektuar për funksionim të plotë nga pjesa e përparme. I lehtë për tu vendosur në vendet më të ngushta mundëson zëvendësim të kutisë së bojës dhe të letrës pa bezdisje nga pjesa e përparme.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit