Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Printera lazer > i-SENSYS LBP3000

Canon i-SENSYS LBP3000
Printera lazer

Produktet e arkivuara

LBP3000

Merrni shpejtësinë e printimit që u nevojitet dhe cilësinë e lazerit që prisni, me
i-SENSYS LBP3000. Teknologjitë e avancuara të Canon sigurojnë rendiment të shpejtë, cilësi të lartë printimi dhe lehtësi të jastëzakonshme në përdorim.

Karakteristikat

  • Shpejtësi e madhe printimi: 14 faqe për minutë
  • S'ka kohë ngrohje ose pritje - printim i shpejtë i faqes së parë
  • Kutia e bojës Të-Gjitha-në-Një: e thjeshtë , rendiment i vazhdueshëm me cilësi të lartë
  • Cilësi printimi e lartë me lazer: 2400 x 600 dpi ekuivalent me Përmirësimin Automatik të Imazhit
Printer me lazer profesional i shpejtë dhe i qëndrueshëm



SHPEJTËSIA QË U NEVOJITET
Me një shpejtësi të lartë printimi me 14 faqe për minutë, i-SENSYS LBP3000 i jep dokumentet në momentin që u nevojiten. Nuk ka kohë nxehje dhe s'ka pritje me Teknologjinë e Rregullimit Sipas-Kërkesave. Për më shumë, printimi juaj i parë del shpejt, në më pak se 9,3 sekonda, në sajë të teknologjive të avancuara të Canon CAPT & SCoA.

KUTI BOJE PRAKTIKE TË-GJITHA-NË-NJË
Thjesht zëvendësoni kutinë e bojës unike Të-Gjitha-në-Një të Canon, duke i lënë në vend tonerin dhe pjesët kryesore dhe printeri juaj shumëfunksional është aq i mirë sa një i ri. Nuk ka rrëmujë, s'ka shqetësime mirëmbajtjeje dhe ju përfitoni nga rezultati i vazhdueshëm me cilësi të lartë për të gjithë jetëgjatësinë e pajisjes tuaj. Një kuti e vetme boje mund të printojë deri në 2.000 faqe A4 (në përputhje me ISO/IEC 19752)plus një regjim i veçantë i kursimit të tonerit e rrit këtë rezultat në mënyrë të konsiderueshme për t'ju kursyer madje më shumë para.

CILËSI PRINTIMI E SHKËLQYER
Shijoni cilësi printimi lazer të shkëlqyer për të gjitha punët tuaja. Ky printer i-SENSYS jep një rezolucion të lartë 600 x 600 dpi që rritet deri në 2400 x 600 dpi ekuivalent duke përdorur Përmirësim Automatik i Imazhit. Rezultati përfundimtar i tejkalon të gjitha pandehjet, me tekst të qartë dhe grafika të pastra gjallëruese.

I VOGËL, I QETË DHE ME STIL
Printeri juaj kompakt është i thjeshtë për t'u vendosur, pa zhurmë në përdorim dhe duket me stil në çdo ambient. Trajtimi fleksibël i letrës dhe një Sirtar me shumë përdorime me 150-fletë ofron komoditet të plotë, madje dhe kur trajtohen ngarkesa të mëdha pune.

PRINTIM OPSIONAL NGA RRJETI
Grupet e punës mund të ndajnë resurset lazer të printimit. Ajo që kërkohet është një Server Printimi opsional AXIS 1650, i cili mund të instalohet lehtësisht dhe shpejt, për të transformuar njësinë në një printer rrjeti vërtet produktiv.

TEKNOLOGJIA CANON TECHNOLOGY PËR LEHTËSI DHE EFIKASITET
CAPT (Canon Advanced Printing Technology) siguron cilësi printimi lazer të shkëlqyer dhe funksionim tepër të thjeshtë. Ai siguron një ndërfaqe grafike të thjeshtë për Windows me një funksion të favorshëm 'sound assist', kështu që dokumentet profesionale me cilësi të lartë mund të printohen fare thjesht. SCoA (Smart Compression Architecture) automatikisht ngjesh të dhënat në PC para se të dërgohet në printer. Kjo do të thotë që të dhënat përpunohen shumë më shpejt dhe duhet më pak memorie në printer.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Pajisje multi-funksionale me lazer
Fotokopje personale dixhitale
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit