|
|
|
Ky printer lazer kompakt për desktop jep printime profesionale pa vonesa. I lehtë në përdorim, pa zhurmë dhe efikas përsa i përket energjisë, është printeri i përkryer mono për zyrën personale.
|
|
Karakteristikat |
- Printim mono me 12 ppm
- Kohë ngrohje zero nga regjimi fjetje
- Koha e printimit të parë në vetëm 9,3 sekonda
- Rezolucion printimi deri në 2400 x 600dpi
- Efikas ndaj energjisë dhe funksionim pa zhurmë
- Kuti boje e thjeshtë për t'u përdorur për printer Të-Gjitha-në-Një
|
|
| Printeri juaj lazer personal kompakt dhe me stil |
|
S'ka kohë ngrohje ose pritje Merrini printimet në momentin që ju duhen pa pritur. Ky printer i shpejtë, për desktop i nxjerr dokumentet me një shpejtësi 12 faqe për minutë. Koha e ngrohjes është zero nga regjimi në fjetje në sajë të teknologjisë së rregullimit Sipas-Kërkesave..
Koha e printimit të parë është vetëm 9.3 sekonda. Gjithashtu CAPT – Canon Advanced Printing Technology – rrit shpejtësinë e përpunimit për të maksimizuar efektshmërinë e printimit.
Printim me cilësi të lartë Përfitoni nga nxjerrja me cilësi të lartë me tekste të qartë dhe grafika të pastra, në sajë të rezolucionit të printimit deri në 2400 x 600dpi. Sirtari me 150-fletë shumë-qëllimësh siguron trajtim fleksibël të letrës.
Efikas në energji Kurse gjithashtu në shpenzime energjie pasi ky printer me efikasitet në energji dhe i padëmshëm për mjedisin përdor vetëm 2 wat në regjimin në fjetje. Për më tepër, me funksionimin pa zhurmë ju mund të përqëndroheni plotësisht në punën tuaj.
Kuti boje e thjeshtë për printer Të-Gjitha-në-Një Kutia e bojës Të-Gjitha-në-Një redukton kërkesat e mirëmbajtjes dhe siguron dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjeshtë zëvendëso kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, njësitë e cilindrit dhe pastrimit - dhe printeri është aq i mirë si të ishte "i ri".
Printim opsional nga rrjeti Ndajeni printimin lazer midis të gjithë kompjuterave të lidhur në rrjet në zyrën tuaj me Serverin e Printimit opsional AXIS 1650. Instalimi është i shpejtë dhe i thjeshtë, duke e transfomruar i-SENSYS LBP2900/2900B në një printer rrjeti produktiv.
|
|
 |
|