Kompakt dhe elegant Ky printer A3+ inkjet ofron printim me cilësi të jashtëzakonshme të fotografive dhe dokumentëve. Dizenj i tij ultra kompakt dhe elegant e bën atë zgjidhjen e përsosur si për zyrën në shtëpi, ashtu edhe atë të vogël - sidomos aty ku hapësira është e çmueshme.
Printim me cilësi të lartë Printoni dokumentë biznesi, postera, tablea, plane arkitekturorë ose materialë të marketingut me pamje profesionale me ngjyra të gjalla dhe hollësi të jashtëzakonshme në letër të zakonshme deri në A3. Jepuni jetë fotografive tuaja me printime fotografikë të cilësisë së laboratorit fotografik deri në A3+ falë teknologjisë inkjet E IMET e Canon, që përdor pikëza boje të vogla sa 1pl dhe një rezolucion të lartë sa 9600 dpi.
Rezervuarë me bojë të vetme PIXMA iX6550 përfshin 5 rezervuarë me bojë të vetme. Kur një ngjyrë mbarohet, vetëm një rezervuar i vetëm ka nevojë të zëvendësohet, gjë që minimizon harxhimin dhe ndihmon në mbajtjen e ulët të kostove të printimit.
Shpejtësi produktive Gëzojuni shpejtësive të efektshme të printimit të dokumentit prej 11,3 inm në mono dhe 8,8 inm me ngjyrë. Një fotografi me cilësi të lartë pa bordurë 10x15 cm mund të prodhohet në afërsisht 36 sekonda*.
Printoni drejtpërdrejt nga filmat Shndërroni momentet e filmave të kamerës tuaja digitale Canon në printime të bukur me tiparin Printimi i Filmit me HD të Plotë të Canon-it Thjesht rishikoni filmin tuaj në një kompjuter dhe rregjistroni kuadrin ose kuadrot për t'u printuar.
Program kompjuterik inteligjent Printimi i fotografive nuk ka qënë kurrë më i thjeshtë falë Easy-PhotoPrint EX, që ofron tiparë të tillë si korrigjimi i syrit të kuq dhe lëmimi i fytyrës, që zvogëlon paraqitjen e rrudhave. Përmbajtja nga faqe të shumta në internet mund të kombinohet dhe të printohet lehtësisht me Easy-WebPrint EX.
Krijueshmëri e shtuar CREATIVE PARK PREMIUM është një shërbim në internet që ju lejon të shkarkoni fotografi dhe ilustrime nga fotografët dhe artistët të mirënjohur ndërkombëtarë**. Këto mund të përdoren për të krijuar kartolina me pamje profesionale, kalendarë dhe shumë më tepër.
Krijoni lehtësisht dokumentë biznesi me pamje mbresëlënëse - si broshura dhe material të pikës së shitjes – falë një kompleti të “Shabllonëve të Zgjidhjes”, të pajtueshëm me Microsoft Word.
Fotografi me jetëgjatësi të madhe Sistemi ChromaLife100+ siguron fotografi të bukura që zgjasin gjatë gjithë jetës***. Koka e printimit TË IMËT të Canon, bojra autentike Canon dhe letra fotografike të përzgjedhura kombinohen për të ruajtur ato kujtime të çmuar të mbrojtur për brezat e ardhshëm.
* Shihni Specifikimet ** Kërkon lidhje me internetin. Përdorimi është vetëm me instalimin e bojrave autentike Canon *** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100 për hollësi të mëtejshme
|