Canon PIXMA iP4700 Printera Inket
|
|
|
|
PIXMA iP4700 është printeri ultimativ i fotografive A4, duke ofruar cilësi superiore fotografie dhe printim të shpejtë dokumentesh së bashku me karakteristika shtesë: printoni dirket në një DVD ose realizoni printime nga të dyja anët me lehtësi.
|
|
Karakteristikat |
- Printer ultimativ fotografishë A4
- Shpejtësi ISO 9,2/8,1ipm mono/ngjyra ESAT
- Rezolucion 9600x2400dpi dhe pikëza boje* 1pl
- Printim ma bordurë 10x15cm në afërsisht 20sek*
- 5 bojëra të vetme
- Auto dupleks, printim DVD/CD, ushqim me letër me dy rrugë
- PictBridge
- Sistem** ChromaLife100**
|
|
| Cilësi dhe funksionalitet superior për printimet e fotografive dhe të dokumentave më të mira në shtëpi. |
|
Printer i përkryer A4 PIXMA iP4700 është një printer premium A4 që kombinon shpejtësinë me dalje të mrekullueshme me cilësi fotografie. Duke prodhuar fotografi të detajuara megjepsëse, me ngjyra të plota si dhe dokumente biznesi me pamje profesionale.
Shpejtësi reale printimi dokumentesh Canon-i mbështet standardin ISO industrial për matjen e shpejtësive të printimit. Kjo e bën të lehtë për të zgjedhur PIXMA e drejtë për ju bazuar në shpejtësi printimi reale dokumentesh. PIXMA iP4700 ofron shpejtësi ISO ESAT prej 9,2ipm për dokumente mono dhe 8,1ipm me ngjyra.
Cilësi laboratori fotografie Prodhoni printime të jashtëzakonshme me cilësi laboratori fotografie pa mundim me PIXMA iP4700. Kokat printuese FINE të Canon me pikëza boje 1 pl më të mirat të klasit të vet japin rezolucion mahnitës 9600x2400dpi – detajet e imëta riprodhohen me qartësi tërheqëse.*
Prodhoni një fotografi në vetëm 20 sekonda* Por cilësia e mrekullueshme asnjëherë nuk kompromenton shpejtësinë. Me një makineri printimi premium, një printim me cilësi laboratori 10x15cm prodhohet në afërsisht 20 sekonda.*
5 bojëra të vetme Duke përdorur 5 rezervuar boje të veçantë, vetëm zëvendësoni bojën që mbarohet – duke maksimizuar efikasitetin, dhe duke reduktuar shpenzimet.
Trajtim i avancuar i mediave Me printim auto dupleks është i thjeshtë dhe komode të bësh printime me pamje profesionale dhe të printuara nga të dyja anët. Me dy sirtare letrash – një sirtar e pasmë dhe një kasetë – mund të ngarkohet material i ndryshëm në të njëjtën kohë. Printoni direket në një DVD ose CD të pajtueshëm: për një pamje profesionale, përdorni softuer të furnizuar CD-LabelPrint për të krijuar me lehtësi paraqitje me tekst dhe imazhe.
Karakteristika inteligjente dhe softuer Printimi Web i thjeshtë EX është softuer intuitiv që e bën të lehtë për të kapur, përpunuar dhe printuar informacion nga web-i: organizoni shkurtime të shumëfishta në një faqe të vetme për të kursyer letër. Auto Photo Fix II është softuer i përparuar që korigjon një diapazon të gjerë gabimesh të zakonshme imazhesh duke përfshirë nën ekspozim. Duke përdorur Analizë Skene të sofistikuar dhe teknologji Zbulimi Fytyre, problemet si sytë e kuq eleminohen shpejt. Nivelet e ekspozimit e pjesëve të ndara të një imazhi janë përsosur për rezultatet më të mira.
Printoni direkt nga aparati juaj Nuk ka nevojë për PC për të prodhuar fotografi me pamje madhështore. Nëpërmjet PictBridge, ju mund të printoni imazhe direkt nga aparate dixhitale të ndërveprueshëm.
Fotografi që qëndrojnë gjatë dhe të mrekullueshme Sistemi** ChromaLife100+ siguron fotografi me jetëgjatësi më të madhe dhe të mrekullueshme. Kombinimi i PIXMA iP4700, bojë origjinale Canon dhe letër fotografike të caktuar të vërtetë Canon ruan kujtimet për të gjithë jetën.
* Shihni specifikimet ** Shihni www.canon-europe.com/chromalife100
|
|
 |
|