Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Fotokopje personale dixhitale > PC-D450

Canon PC-D450
Fotokopje personale dixhitale

PC-D450

Ky fotokopjues dixhital tavoline mono kompakt, me shpejtësi të lartë ka mundësi për kopjim nga të dy anët, funksionalitet printimi dhe skanimi për të rritur produktivitetin në zyrat e vogla me shumë punë. Është i thjeshtë në përdorim dhe efikas ndaj energjisë..

Karakteristikat

  • Kopjim dhe printim lazer 22 cpm/ppm
  • Kopjim, printim dhe skanim automatik nga të dy anët
  • Kohë printimi e faqes së parë prej 9 ose më pak sekonda
  • Ushqyes Automatik Dokumentesh Dupleks me 50-faqe
  • Kohë ngrohje zero në sajë të Rregullimit sipas nevojave
  • Efikas në energji
Fotokopjues dixhital tavoline i gjithanshëm dhe shumë produktiv



Kopjim i shpejtë, profesional në një njësi kompakte
I përkryer për përdorim personal me shumë punë dhe zyra të vogla, ky fotokopjues dixhital personal përmbush të gjitha nevojat tuaja të fotokopjimit me shpejtësi dhe me efikasitet. I thjeshtë në përdorim dhe i sigurt, ai ka rendiment lazer me cilësi të lartë me një shpejtësi 22 kopje për minutë.

Kopjim, printim dhe skanim produktiv automatik nga të dy anët
Rrisni produktivitetin me kopjimin, printimin dhe skanimin automatik nga të dy anët. Gjithashtu ulni kostot tuaja të letrës dhe ndihmoni në ruajtjen e burimeve duke ulur harxhimin e letrës. Ushqyesi dupleks automatik i dokumenteve me 50-fletë mundëson kopjim dhe skanim të shpjetë automatik dhe të thjeshtë nga të dyja anët për dokumentet tuaja me shumë faqe deri në 22 ppm.

Kursen kohë dhe efikas në energji
Nuk ka kohë të humbur me PC-D450. Një kohë dalje e faqes së parë prej 9 sekondash ose më pak, me kohë ngrohje zero në sajë të rregullimit sipas kërkesës, nxjerr kopjet tuaja dhe i printon ato në momentin që ju nevojiten. Ekonomik dhe shumë efikas në energji, fotokopjuesi përdor vetëm 3 wat në regjimin e fjetjes. Ai është gjithashtu i certifikuar Energy Star me një nga klasifikimet më të mira TEC (Typical Electricity Consumption)* në kategorinë e tij - vetëm 0,918 KWh/javë.

Efektshmëri e rritur e kopjimit dixhital
Kurseni letë me funksionin e kopjimit 2-në-1 i cili kopjon dy kopje origjinale në një fletë të vetme. Me normën e zmadhimit 50%-200% ju mund të zmadhoni ose zvogëloni imazhet sipas nevojës. Kurseni kohë me renditjen elektronike, pasi shumë kopje sistemohen automatikisht - nuk kërkohet renditje manuale. Kurseni kohë dhe letër me funksionin e fotokopjimit të kartave të identitetit të Canon. Kjo ju lejon të kopjoni shpejt dhe thjesht të dyja anët e një karte identiteti ose dokumenti të vogël në njërën anë të një flete letre - pa e riushqyer letrën.

Shumllojshmëri printimi dhe skanimi
Përfitoni nga printimi profesional lazer me një shpejtësi prej 22 faqesh për minutë. Një rezolucion i përmirësuar printimi deri në 1200 x 600 dpi jep tekst të mprehtë dhe grafika të imëta. Skanoni dokumente me ngjyra dhe fotografi me lehtësi - me rezolucion deri 9600 x 9600 dpi dhe ruajini ato në disa formate skedarësh të ndryshëm - duke përfshirë edhe PDF.

Kuti boje Të-gjitha-në-një pa nevojë mirëmbajtje
Kutia e bojës të-gjitha-në-një siguron dalje të vazhdueshme me cilësi të lartë. Thjesht zëvendësoni kutinë kompakte të bojës - që përmban toner, cilindrin dhe njësinë e pastrimit - me një kuti boje lazer të mirëfillitë Canon dhe fotokopjuesi juaj personal është aq i mirë si të ishte i ri.

* TEC përfaqëson elektricitetin tipik të konsumuar nga një proukt gjatë 1 jave. Teknologjia e testimit përcaktohet nga Energy Star. http://www.eu-energystar.org

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte përkatëse
Fotokopje personale analoge
Printer për foto PIXMA All-in-Ones
Fakse Bubble Jet
Fakse Lazer
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit