Janë shitur mbi 10 milion fotokopjues personal Në sajë të cilësisë së tyre të lartë të fotokopjimit dhe lehtësisë në përdorim - thjesht ndizeni dhe shijoni kopjimin pa u munduar - fotokopjuesit personal nga Canon janë deri tani zgjidhja më popullore. Tani FC100 u sjell kopjim të efektshëm dhe të lirë për përdorim zyre ose personal.
Kuti boje e përshtatshme Të-Gjitha-në-Një
Ju mund të keni besim te kopjet konsistente të pastra, të qarta dhe të mprehta. Kutia e bojës Të-Gjitha-në-Një unike e Canon përfshin elementet bazë të kopjimit (tonerin, rrotullën, njvsinë e pastrimit) duke e kthyer fotokopjuesin tuaj virtualisht pa mirëmbajtje. Thjesht ndërroni kutitë e bojës – pa asnjë rrëmujë – dhe fotokopjuesi juaj është pothuajse aq i mirë sa i ri.
S'ka kohë ngrohjeje, fikje automatike
Nuk ka kohë ngrohje, kështu që nuk ka pritje për të kopjuar. Plus, kur nuk e përdorni fotokopjuesin, fikja automatike ul konsumin e energjisë dhe si rrjedhim u kursen para.
Kopjet në OHP, letra dhe kartolina me ngjyra
Ju mund të kopjoni në film OHP, letër me ngjyra, madhësi kartoline dhe, sigurisht, letër të zakonshme. Duke ju dhënë shumllojshmëri të vërtetë kopjimi, çfarëdo që të jenë kërkesat tuaja.
Konstruksion me stil, kompakt
Ky fotokopjues është me stil në çdo ambient dhe i përshtatshëm për hapësirën më të vogël në zyrën ose shtëpinë tuaj. Plus një dorezë e përshtatshme për transport siguron lvvizshmëri të thjeshtë.
|