Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > XEED > XEED X700

Canon XEED X700
Projektorë

XEED X700

Kur ndriçimi dhe cilësia e imazhit janë thelbësore, XEED X700 jep 4000 lumens me rezolucion XGA. Teknologjia e zgjeruar AISYS LCOS jep qartësi të pabesueshme - ideale për aplikimet serioze të biznesit.

Karakteristikat

  • Teknologji LCOS me rezolucion SXGA
  • 4000 lumens me ultra ndriçim me sistemin optik AISYS
  • Norma e kontrastit 1000:1
  • Vetëm 31dBA në Regjimin e Qetë
  • Zmadhim me fuqi 1.7x
  • Konfigurim automatik
  • Portë DVI aktive për HDCP
  • Konstruksion ultra i lëvizshëm
Nriçim befasues. Qartësi e përkryer.



Cilësi LCOS, rezolucion XGA
XEED X700 përdor panele LCOS për të projektuar imazhe të qeta të vërteta pa 'efektin grilë' të padëshiruar. Rezolucioni bazë XGA (1024 x 768 piksel) siguron përcaktimin që nevojitet për tekst të qartë dhe imazheve që lëvizin.

Jashtëzakonisht i ndritshëm
Me projektim 4000 lumens ultra të ndritshëm, XEED X700 siguron që imazhet të mbeten qartësisht të dukshme në dritë të ndritshme dhe vende të mëdha. Llampa e re AC ofron efektshmëri të përmirësuar dhe një jetëgjatësi më të madhe. Sistemi optik i avancuar AISYS i Canon optimizon rrugën e dritës së projektorit, duke arritur rendiment të fuqishëm nga një shasi kompakte me peshë të lehtë.

Kontrast magjepsës
Sistemi optik AISYS eliminon kufizimet e kontrastit të projektorëve tradicionalë LCOS. Rezultati është një raport kontrasti 1000:1 - duke dhënë tone ngjyrash jetësore dhe të zeza të thella që riprodhojnë tamam imazhin burim.

S'ka tërheqje të vëmendjes
Në Regjimin e Qetë XEED X700 është pothuajse pa zhurmë me zhurmën e ventilatorit të reduktuar në vetëm 31dBA - duke e mbajtur dhomën pa zhurmë fare. Skanimi progresiv suportohet, për imazhe që lëvizin pa u drudhur nga drita.

Lente zmadhimi
Lenteja e motorizuar e zmadhimit me kënd të gjerë të Canon 1.7x projekton imazhet e mëdhenj nga distanca të shkurtra, duke mundësuar vendosje fleksible të projektorit. Lentet me ushqim mund të vihen në përdorim nga paneli i kontrollit dhe pulti i komandimit. Veshja e lenteve parandalon hijezimin dhe flakërimin.

Konfigurim i thjeshtë
XEED X700 e bën konfigurimin të thjeshtë. Fokusimi automatik zbulon distancën e projektorit nga ekrani dhe fokusohet përkatësisht. Korrigjimi automatik i ngjyrës së ekranit zbulon ngjyrën e sipërfaqes së projektimit dhe optimizon cilësimet përkatësisht. Korrigjimi automatik vertikal i qendrës është automatik, duke eliminuar shtrembërimin trapezoidal të imazhit. Porta aktive hyrëse mund të zgjidhet automatikisht, me zgjedhjen e Hyrja Automatike.

Lidhshmëri e avancuar
Porta DVI (Digital Visual Interface) e XEED X700 siguron cilësinë më të mirë të mundshme të imazhit nga burimet dixhitale. Suporti për standardin HDCP lejon riluajtjen e përmbajtjes dixhitale të shifruar. Projektori mund të kontrollohet në një rrjet me Ethernet nëpërmjet Përshtatësit opsional të rrjetit.

Dizenjim kompakt
Madhësia e lëvizshme e XEED X700 e bën atë të thjeshtë në instalim. Me peshë vetëm 4,8kg, teknologjia AISYS lehtëson kombinimin e ndriçimit të lartë dhe madhësi kompakte.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë LV
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit