Kombinimi i përsosur për cilësinë e shkëlqyer të imazhit XEED WUX5000 ngre standardin e cilësisë për projektorët e instaluar. Duke projektuar me rezolucionin WUXGA (1920 x 1200 pikselë), ai jep imazhe nga një PC ose Macintosh me qartësi të jashtëzakonshme dhe riprodhon HD të Plotë me hollësi të përsosur. Teknologjia LCOS e Canon jep cilësi mahnitëse të imazhit, e cila kapërcen efektet tipike anësore të projektimit konvencional të imazhit që shkakton efektet e padëshiruar ‘rrjetë’ ose ‘ylber’.
Rendiment i jashtëzakonshëm XEED WUX5000 përdor brezin më të fundit të sistemit optik AISYS të Canon, duke dhënë 5000 lumen të fuqishëm për të gjithë përmbajtjen, pavarësisht nga ngjyra. AISYS optimizon paraqitjen e paneleve të LCOS, për rezultate që arrijnë shkëlqim “real” të ngjyrës. Një raport i lartë i kontrastit 1000:1 siguron ngjyra të gjalla dhe nivelë të shkëlqyer të të zezës. Përputhja Delta-E e ngjyrës është e jashtëzakonshme dhe shumë pranë pajisjeve të kalibruara në mënyrë profesionale.
Lentat e ndryshueshme të motorizuara të Canon Një sferë e lentave të ndryshueshme të motorizuara me cilësi të lartë janë të disponueshme për XEED WUX5000. Lentja standarde me zmadhim 1,5 herë është ideale për shumicën e instalimeve, ndërsa një lente me fokus të gjatë me zmadhim 1,7 herë është e disponueshme për mjedise më të mëdha. Lenta e fiksuar ultra e gjërë është e përsosur për projektimin nga pas. Lentat me cilësi të lartë të Canon janë krijuar pikërisht që të maksimizojnë shkëlqimin me definicion të imazhit dhe gjeometri të jashtëzakonshme.
Tipare të përparuara të instalimit Për përdorim të thjeshtë, tiparet e zmadhimit të motorizuar, fokusit dhe ndryshimit të lentave mund të ndryshohen me telekomandë me një saktësi prej gjysmë pikseli. XEED WUX5000 ka kontrollin e përsosur të nevojshëm për instalime të projektorëve të vetëm ose të shumtë, të tillë si 3D, sistemet e stivimit, përzierjes dhe kupola.
Integrim fleksibël dhe lidhje e gjithanshme Si porta DVI-D, ashtu edhe ajo HDMI lidhin XEED WUX5000 me burime digitale me definicion të lartë. Ekziston gjithashtu një lidhje VGA me 15 kunja dhe tre mini-priza për lidhjen e audios. Portat seriale dhe të rrjetit bëjnë të mundur kontrollin dhe mbikqyrjen, ndërsa pajtueshmëria me PJLink është ideale për integrimin e një sistemi AV.
Mirëmbajtje e thjeshtë Mirëmbajtja nuk ka qënë kurrë më e shpejtë ose më e thjeshtë. Llampa me efektshmëri të lartë ka një jetëgjatësi prej deri në 3000 orë (në Modalitetin e Qetë) dhe në të hyhet lehtësisht nga pjesa e pasme e projektorit. Filtri i ajrir thjesht rrëshqitet nga ana. Mundësia e përdorimit të shpejtë sigurohet gjithashtu për elementët optikë kryesorë, kështu që nuk ka nevojë për çmontimin e ndërlikuar.
|