Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > XEED > XEED SX80

Canon XEED SX80
Projektorë

XEED SX80

Me rezolucion bazë SXGA+ dhe 3000 lumens, XEED SX80 ofron pamje perfekte dhe lidhje të përmirësuar. Operimi pa PC ju aftëson juve të prezantoni me lehtësi - direkt nga fleshi USB ose kamera dixhitale.

Karakteristikat

  • Teknologjia LCOS e Canon-it me rezolucion SXGA+
  • 3000 lumens i ndritshëm me sistemin optik AISYS të Canon-it
  • Norma e kontrastit 900:1
  • Lente zmadhimi 1,5 x me ofset lenteje 10:0
  • Konfigurim i plotë automatik
  • Gati për HD me portë DVI dhe konektor HDMI™
  • Operim pa PC
  • Portë rrjeti RJ-45
  • Konstruksion elegant
Qartësi e parivalizuar. Konektivitet i kompletuar.



Rezolucion bazë SXGA+
Me rezolucion bazë SXGA+ (1400 x 1050 piksel), XEED SX80 riprodhon imazhe të palëvizshme dhe të lëvizshme me qartësi mahnitëse – dhe nivele detajesh të mjaftueshme bile edhe për aplikime specialistësh. Teknologjia LCOS e Canon-it gjithashtu mënjanon reflektime imazhesh projektimi të përbashkta, duke riprodhuar imazhe të detajuara pa efekte “grilë” ose “ylberi”.

Shkëlqim i jashtëzakonshëm
Me një shkëlqim të bollshëm prej 3000, XEED SX80 jep imazhe të qarta me definicion të lartë. Sistemi optik AISYS i Canon-it maksimizon performancën e llampës AC me efikasitet të lartë të projektorit, për projektim të fuqishëm që depërton në neivele të larta të dritës së ambjentit.

Kontrast i lartë
Një raport kontrasti 900:1 siguron që XEED SX80 riprodhon me besnikëri çdo ngjyrë në imazhin e burimit. Me të zeza të thella dhe ngjyra të ndezura, çdo klasifikim delikat është pasqyruar me saktësi të përpiktë.

Vendosje e thjeshtë
XEED SX80 përmban një lente zmadhimi 1,5x të motorizuar, e kosntruktuar posaçërisht për të luftuar shformimin dhe për të dhënë gjeometri të përkryer imazhi. Përveç kësaj, ofseti i lentes 10:0 e bën instalimin tepër të lehtë.

Gati për HD
Për imazhe perfekte nga nga burime dixhitale me definicion të lartë, XEED SX80 e gatëshme për HD është e pajisur me një terminal DVI dhe një konektor HDMI™. Kriptimi HDCP mbështetet, duke mundësuar luajtjen e materialeve video komerciale.

Prezantime pa PC
XEED SX80 përdor teknologji USB dhe PictBridge, për projektim direkt të skedarëve të imazheve nga fleshi USB dhe kamerat dixhitale më të përhapura – ideale për ato raste kur transportimi i një kompjuteri nuk është praktik.

Rrjet i integruar
I pajisur me një portë të integruar RJ-45, XEED SX80 mund të lidhet direkt në një rrjet për kontroll dhe monitorim. Kjo e bën atë ideale për integrimin me sistemet e kontrollit AV me standard industrial.

Funksionim pa zhurmë
Duke punuar në nivele prej vetëm 31dBA në regjimin e qetë, XEED SX80 nuk do të ç'përqëndrojë audiencën tuaj me zhurmën e ventilatorit. Regjimi i qetë gjithashtu rrit jetëgjatësinë e llampës - deri në një maksimum prej 3000 orësh.

Konfigurim i plotë automatik
Me prekjen e një butoni XEED SX80 konfiguron automatikisht 4 cilësime të rëndësishme: Fokus, Korigjimin e Prespektivës, Përzgjedhjen e portës hyrëse dhe Korigjimin e ngjyrës së monitorit. Cilësimet rregullohen me saktësi në disa sekonda, duke ju lënë të qetë të përqëndroheni në prezantimin tuaj.

Konstruksion komod
Kasa e lëmuar e trupit të XEED SX80 plotëson çdo zyrë ose dhomë takimesh. Për mirëmbajtje të lehtë, një fiksuese opsionale në tavan i lejon llampës të zëvendësohet pa e lëvizur projektorin.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë LV
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit