Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > XEED > XEED SX7

Canon XEED SX7
Projektorë

XEED SX7

Rrethinat e larta kërkojnë projektim superior. Me 4000 lumens dhe rezolucion SXGA+, XEED SX7 siguron imazheri ekzemplare për dhomat e takimeve, qendrat e konferencave dhe instalimet profesionale.

Karakteristikat

  • Teknologjia LCOS me rezolucion SXGA+
  • 4000 lumens me ultra ndriçim me sistemin optik AISYS
  • Norma e kontrastit 1000:1
  • Funksionim vetëm 31dBA në Regjimin e Qetë
  • Zmadhim me fuqi 1.7x
  • Konfigurim automatik
  • Gati për HD me portë DVI aktive për HDCP
  • Suport për Adobe RGB dhe sRGB
  • Dizenjim kompakt, me peshë të lehtë
Ndriçim superior. Detaj perfekt.



Imazhe të përsosur me rezolucion të lartë
XEED SX7 përdor panele LCOS me virtualisht asnjë boshllëk midis pikselave, për të projektuar imazhe perfekte të përsosur. Rezolucioni bazë SXGA+ (1400 x 1050 piksel) siguron riprodhimin besnik të tekstit burim, grafikave dhe imazheve që lëvizin.

Ndriçim mahnitës
4000 lumens ultra të ndritshëm, XEED SX7 siguron që imazhet të projektohen qartë madje në vende të mëdha ose kur nivelet e dritës së ambientit janë të larta. Llampa e re AC ofron efektshmëri të përmirësuar dhe një jetëgjatësi më të madhe.

Kontrast magjepsës
Duke mos pasur problemin e kufizimeve të kontrastit të projektorëve tradicionalë LCOS, sistemi optik AISYS jep një normë të lartë kontrasti 1000:1 për tone të thella ngjyrash dhe zona të zeza të vërteta në zonat e errëta.

Funksionim pothuajse pa zhurmë
XEED SX7 është shumë i qetë kur punon në Regjimin e Qetë, me zhurmën e ventilatorit të reduktuar në vetëm 31dBA. Mbledhjet dhe prezantimet nuk kanë gumëzhimë nga sfondi. Skanimi progresiv suportohet, për imazhe që lëvizin pa u drudhur nga drita.

Optikë të fuqishme
Lenteja e motorizuar e zmadhimit 1.7x e Canon siguron vendosje fleksible të projektorit, ndërsa këndi i saj i gjerë lejon që imazhet e mëdhenj të projektohen nga një distancë e shkurtër. I përdorshëm nga paneli i kontrollit ose aparati i pultit të komandimit, lenteja ka një veshje unike për të parandaluar hijezimin dhe flakërimin.

Automatik dhe i thjeshtë
Konfigurimi është i shpejtë dhe pa bezdisje Me Fokusim automatik projektori zbulon distancën e tij nga ekrani dhe fokusohet përkatësisht. Korrigjimi automatik i ngjyrës së ekranit optimizon cilësimet për shikimin në muret me ngjyra. Korrigjimi automatik vertikal i qendrës parandalon shtrembërimin trapezoidal të imazhit. Zgjedhja automatike e hyrjes zbulon portën hyrëse aktive.

Gati për HD
XEED SX7 është gati për HD dhe mund të riprodhojë pa frikë imazhe me Definicion të lartë. Shfaqja e HD zgjerohet nga porta DVI (Digital Visual Interface), që siguron cilësinë më të mirë të mundshme të imazhit. XEED SX7 suporton standardin HDCP, që lejon riluajtjen e përmbajtjes dixhitale të shifruar. Projektori madje mund të kontrollohet në një rrjet me Ethernet nëpërmjet Përshtatësit opsional të rrjetit.

Saktësi ngjyrash
XEED SX7 suporton hapësirën e ngjyrës së Adobe RGB dhe gjithashtu ka një regjim sRGB, për riprodhim të saktë ngjyre nga burimet e pajtueshme të imazhit.

Ideal për instalim
Me dimensionet e tij kompakte dhe peshën prej 4.8kg, XEED SX7 ofron performancë të krahasueshme me disa projektorë statik. Kjo e bën atë ideal për përdorim në instalimet profesionale AV.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë LV
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit