Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Projektorë > LV > LV-8300

Canon LV-8300
Projektorë

LV-8300

Rezolucioni bazë WXGA i LV-8300 është ideal për përdrim me një kompjuter me ekran të gjerë. Një raport kontrasti 500:1 dhe 3000 lumens sigurojnë prezantime të mprehta, të qarta ndërsa veçoritë automatike lejojnë konfigurim të shpejtë.

Karakteristikat

  • Rezolucion bazë WXGA
  • Shkëlqim 3000 lumens
  • Norma e kontrastit 500:1
  • Regjim i Qetë 29dBA
  • Lente Canon me zmadhim 1.2x
  • Korrigjim Automatik i Qendrës
  • Altoparlant 7W i integruar
  • Terminal DVI
  • Portë rrjeti RJ-45
  • Lehtësi e madhe përdorimi
Pamjet me cilësi të lartë dhe kompatibilitet i orientimit të gjerë në një paketë kompakte me stil.



Rezolucion bazë WXGA dhe pamje me ekran të gjerë 16:10
LV-8300 siguron rezolucion WXGA (1280 x 800 piksela) për përdoruesit që kërkojnë performancë të lartë dhe pamje të pasura me qartësi dhe detaje. Me kapacitetin që të shfaqë në një raport pamje me ekran të gjerë 16:10, ky projektor është plotësisht i pajtueshëm me kompjuterat me ekran të gjerë.

Shkëlqim i lartë dhe normë e lartë kontrasti 500:1
Pamjet ultra të shndritshme të LV-8300 me 3000 lumens mund të depërtojnë edhe në ambientet e ndriçuara mirë. Raporti i kontrastit 500:1 i projektorit siguron që ngjyrat të shfaqen të gjalla dhe të zezat e thella të shfaqen mirë.

Performancë ultra e qetë
Për të parandaluar heqjen e vëmendjes gjatë një prezantimi projektori ka një Regjim të qetë që, gjatë përdorimit, ul zhurmën e funksionimit deri në 29dBA.

Lente zmadhimi me kënd të gjerë
Shumë përdorueshmëria e LV-8300 demonstrohet nga aftësia e lentes së zmadhimit 1.2x me kënd të gjerë, e cila mund të prodhojë pamje të mëdha në distanca relativisht të afërta te ekrani i projektimit. Kjo mundësi për të projektuar në distanca të afërta do të thotë që projektori mund të krijojë një pamje diagonale 100” (215 x 135 cm) nga vetëm 2.9 metra.

Korrigjim Automatik i Qendrës
Me Korrigjim Automatik të Qendrës LV-8300, gjeometria e pamjes korrigjohet automatikisht për të kompensuar çdo anim të projektorit, deri në një maksimum prej +/- 30 gradësh. KOrrigjimi i mëtejshëm i pamjes është i mundur me Kompensimin e ngjyrave të ekranit: i cili ofron nëntë opsione, duke përfshirë regjimet Panel jeshil dhe Panel i bardhë që ndihmojnë në korrigjimin e ngjyrave jonatyrale të shkaktuara nga ngjyra bazë e sipërfaqes së projektimit.

Audio e fuqishme e integruar
Altoparlanti i integruar te LV-8300 ka një dalje 7W RMS që është në gjendje të sigurojë volum të mjaftueshëm për shumicën e situatave të sallave të mbledhjeve. Ka gjithashtu një terminal linje dalje nëse kërkohet amplifikim i mëtejshëm.

Lehtësi e madhe përdorimi
Funksionaliteti i zgjeruar i projektorit përfshin një kapak lentesh që parandalon pluhurin të hyjë në njësi. I dizenjuar në mënyrë ergonomike, doreza e integruar për transport është e rehatshme dhe praktike. Zëvendësimi i llampës është i thjeshtë, në sajë të një të çare të përshtatshme mbi njësi, duke e bërë të thjeshtë heqjen e llampës madje edhe kur projektori është montuar në tavan.

Opsionet e lidhjes
Për kontroll dhe monitorim në rrjet, Canon ka shtuar një portë RJ-45 te LV-8300. Një terminal DVI i aktivizuar me HDCP mundëson riprodhimin e qartë të pamjeve nga burimet dixhitale.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte përkatëse
Projektorë XEED
Video kamera me definicion të lartë
Kamera vizuale për komunikim
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit