I ndritshëm dhe i bukur Rezolucioni WXGA (1280x800) dhe një raport i gjërë i pamjes e bëjnë LV-8225 përzierjen e përkryer të rendimentit dhe përballueshmërisë. 2500 lumenë dhe një raporti i lartë i kontrastit 3000:1 e bën LV-8225 ideal për përdoruesit e biznesit dhe arsimit që kërkojnë cilësi të shkëlqyer në të gjithë llojet e ndriçimit dhe kushtet e përdorimit.
Lenta të jashtëzakonshme si standard Çfarëdo që t'ju nevojitet, lentat e projektimit të LV-8225 me zmadhim 1,2x ju sigurojnë për rezultate të shkëlqyer në pothuajse çdo rrethanë – falë teknologjisë së lentave të klasit botëror Canon. LV-8225 jep imazhe të qartë, pa shtrembërim edhe kur projektoni imazhe të mëdhenj në largësi të shkurtra të hedhjes - pa humbje të cilësisë.
Një paraqitje fleksibël dhe e gjithanshme Falë karakteristikave të tij të thjeshta për t'u përdorur, do të merrni rezultate të shkëlqyer nga LV-8225 në shumë pak kohë – çfarëdo që të jetë detyra ose mjedisi juaj. Me Kërkimin Automatik të Futjes, jeni gati të lidhni kompjuterin tuaj portativ dhe të filloni prezantimin tuaj brenda disa minutash; ndërsa Korrigjimi Vertikal Automatik Keystone me ± 20° shpejt eleminon shtrembërimin e imazhit. Një altoparlant i integruar 10W dhe një terminal i daljes së linjës ju jep një zgjidhje fleksibël të opsioneve të audios, ndërsa 29dBA në Modalitetin Eko nënkupton se auditori juaj do të përqëndrohet në përmbajtjen tuaj – jo në zhurmën shqetësuese të sfondit.
I lidhur shkëlqyeshëm Një portë e rrjetit e integruar RJ-45 ju lejon që të vëzhgoni dhe të kontrolloni LV-8225 nga larg - ideal për integrimin me sistemet e admirueshëm të dhomës së kontrollit. Si një alternativë, RS-232c lejon lidhjen e projektorit përmes një lidhje në seri.
I qëndrueshëm - për ju dhe biznesin tuaj Përkushtimi i Canon ndaj mjedisit ka ndikuar në skicimin e LV-8225. Karakteristikat ‘jeshile’ si një jetë të llampës prej 6000 orë, jetë e filtrit për 5500 orë dhe - në modalitetin Eko - me konsum të energjisë më pak se 1W në pritje (me rrjetin e fikur) ju ndihmon të zvogëloni si gjurmën tuaj të karbonit dhe kostot tuaja të energjisë.
Ekonomik për t'u patur në pronësi dhe për t'u mirëmbajtur LV-8225 i përballueshëm, megjithatë me paraqitje të lartë ka shumë pjesë të shërbyeshme nga përdoruesi, që mbajnë në një minimum ciklet dhe kostot tuaja të mirëmbajtjes. Filtri i ajrit hibrid i tij me tre shtresa zgjat rreth tre herë e gjysmë më shumë sesa variantet standarde elektrostatikë me një shtresë, ndërsa ndërrimet e thjeshtë të llampës përmes mbulesës së sipërme të projektorit pakësojnë kërkesën për ndihmë të shtrenjtë të jashtme dhe mbajnë kostot tuaja të ulta.
|